Fredi Alizoti, 22 biseda telefonike me Taulant Ballën!

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i ftuar në studion e SYRI TV ka folur për çështjen që prokuroria ka ngritur ndaj tij, për kallëzim të rremë.

Salianji është shprehur se prokuroria nuk ka asnjë provë që të provojë akuzën e ngritur ndaj tij, pasi nuk ka asnjë bisedë me Fredi Alizotin.

Sipas Salianjit, Alizoti ka 22 biseda telefonike me Taulant Ballën, por prokuroria nuk e ka thirrur asnjëherë kreut e grupit parlamentar të PS-së.

‘Si sekretar i aksionit qytetar në atë kohë unë kam pasur takime me qytetarë. Është njësoj si ti them unë atij (Ardian Vishaj) se çfarë pune bën ai.

Një qytetar ka besim tek partia e opozitës dhe ka ardhur te ne. Babalja kishte shkuar njëherë tek policia dhe nuk ja kishin marrë dosjen. Erdhi tek ne më pas.

Unë Albert Veliun e kam njohur në kohën kur ka sjellë denoncimin, me anë të gazetarit Jetmir Olldashi dhe Alizotin e kam njohur më vonë.

Ky personazh nuk ka asnjë thirrje drejt meje, ndërkohë që ka 22 thirrje telefonike me Taulant Ballën.

Prokuroria ka kërkuar tablatet telefonike të mia me Alizotin dhe është zero. Unë kam telefonike me Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi’, është shprehur Ervin Salianji.