Debate të forta në Gjykatë, Salianji-avokatit Vishaj: Ti kur ishe drejtor nuk lejove ekstradimin e Geron Xhafajt

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka dëshmuar sot në Gjykatë për dosjen ‘Babale’, ku ka akuzuar prokurorinë se nuk po i ka shkuar deri në fund hetimeve.

Salianji ka deklaruar se prokuroria nuk i ka marrë materialin bruto të përgjimeve të realizuara në Vlorë, dhe se me Fredi Alizotin nuk ka pasur asnjë njohje.

Por Salianji ka pasur një debat të ashpër me avokatin e Geron Xhafajt, Ardian Vishaj. Ky debat detyroi gjykatën që të ndërpriste seancën.

Avokati i Geron Xhafës, Ardian Vishaj i është drejtuar ish-deputetit Salianji: Cili është roli juaj në këtë strukturë të PD-së që bën denoncime të tilla. A është kjo një strukturë në statutin e partisë. Ju a kryesoni këtë strukture, a jeni biçim hetuesi apo prokurori?

Salianji: Unë kam qenë deputet i Partisë Demokratike. Shtetasi Ardian Visha si drejtor i marrëdhënieve me jashtë në prokurori nuk ka lejuar ekstradimin e Geron Xhafajt.

Më pas debati është bërë më i ashpër, duke detyruar gjykatësin të ndërpresë seancën.

Pjesë nga dëshmia e Ervin Salianjit në gjykatë

Prokurori: Keni publikuar një regjistrim, si iu ra në dorë?

Ervin Salianji: E kam publikuar i pari. Kishim informacione të vazhdueshme se Geron Xhafa ka qenë i përfshirë në trafikim lëndësh narkotike, për shkak të vëllait të tij ministër. Qytetarët na informonin se ai ndihmohej nga ministri Xhafaj.

Në PD merresha me denoncimet që vijnë. Materialin e mora nga gazetari Jetmir Olldashi. Materialin ma ka sjell në muajin tetor, pas një investigimi të bërë në disa fshatra të Vlorës. Olldashi më tha që po bëjë një investigim të madh. Më ka sjell një material se si Fatmir Xhafaj si ministër e ndihmonte të vëllanë.

Materiali ishte në CD, dhe bisedonte Geron Xhafaj me Albert Veliu. Materiali ishte bruto. Gentian Osmani nuk e ka kërkuar materialin bruto, unë e kam të ruajtur dhe e disponoj.

Babalen sot e njoh, por më para nuk e kam njohur kurrë. E kam njohur vetëm në momentin kur ka ardhur me Jetmir Olldashin. E kam njohur kur ka kërkuar mbrojtje nga PD, në tetor 2017. Për një periudhë të gjatë Veliu nuk ka kërkuar ndihmë.

Me Olldashin njihem prej 10 vitesh, kam patur marrëdhënie miqësore. Fredi Alizotin nuk e kam takuar asnjëherë, nuk kam folur me të kurrë, këtë e njeh Edi Rama. Jam marrë me shumë denoncime në PD. Besim Hajdarmatajn e kam parë vetëm në televizor. Nuk kam patur dyshimi nëse është apo jo zëri i Gerin Xhafajt. Aty ne kishim faktet dhe kaq. Ne në PD nuk kemi laborator. Të gjitha faktet na çonin se kjo audio ka qenë e vërtetë. Prokuroria nuk e ka marrë qëllimisht bruto audion.

Dy dëshmi të rreme të dhëna të dy shtetasve Albert Mushi dhe Albert Veliu, e sjell në formën e kalllzimit.