Allegri vendos për të ardhmen

Massimiliano Allegri ka vendosur ta ndërpresë pushimin dhe t’i rikthehet punës së trajnerit, me Milanin ose Tottenhamin që kanë shfaqur interesim për të.

Allegri e la Juventusin gjatë verës dhe synonte një vjet pushim nga futbolli, për t’u kthyer nga sezoni i ardhshëm.

Tani, raportohet se 52-vjeçari mund ta ndërpresë pushimin, në përpjekje për ta marrë drejtimin e Tottenham, Manchester United apo PSG.

Po ashtu është përfolur për një rikthim të tij në Milan, me të cilin e kishte fituar titullin në Serie A më 2011.