Hysaj jashtë skuadrës së Napolit për ndeshjen e Champions

Skuadra e Napolit do të niset nesër për në Belgjikë, ku do të luajë ndeshjen e dytë të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve, përballë vendasve të Genk, ndërsa trajneri Carlo Ancelotti ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të marrë me vete.

Në listë bie në sy mungesa e mbrojtësit shkodran të Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, i cili është lënë në shtëpi nga Ancelotti ,për motive që ndoshta do të sqarohen nesër në konferencën për shtyp.

Shkodrani ka luajtur shumë pak me Napolin këtë sezon, vetëm dy ndeshje nga pak minuta, pasi Ancelotti preferon Di Lorenzon dhe Malcuit në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa të dielën ndaj Brescias, Hysaj erdhi nga stoli dhe luajti në qendër, pas dëmtimit të Maksimovic.

Lista e plotë:
Portierë: Karnezis, Meret, Ospina
Mbrojtës: Di Lorenzo, Ghoulam, Koulibaly, Luperto, Malcuit, Manolas, Mario Rui
Mesfushorë: Allan, Elmas, Fabian Ruiz, Zielinski
Sulmues: Callejon, Gaetano, Insigne, Llorente, Lozano, Mertens, Milik, Younes