Departamenti amerikan i Drejtësisë: U fsheh burimi i 80 mijë dollarëve për foton Rama-Obama

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ndjekur procesin gjyqësor që çoi edhe dy vjet më parë në dënimin e Bilal Shehut për foton e Ramës me Obamën. “I dënuari për fshehjen e kontributeve për Fushatën Presidenciale 2012” është titulli që Departamenti amerikan i Drejtësisë i vendoste dënimit të Bilal Shehut për llogari të Ramës.

Dje një tjetër vendim me burg është dhënë për personin tjetër përgjegjës të mashtrimit të autoriteteve amerikane me foton e Ramës me Obamën.

“Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se zoti Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga New Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017. Gjykatësja Cox Arleo tha se i dha zotit Argeros një dënim më të rreptë, sepse ai pranoi të ketë gënjyer një juri të madhe”, thuhet në vendimin e djeshëm të Gjykatës emarikane.

Publikimi në faqen e Departamentit amerikan të Drejtësisë
NEËARK, Neë Jork – Paramus, Neë Jersey, një burrë u dënua sot me 1 vit lirim me kusht pasi kishte futur 80 mjë dollarë në kontributet e fushatës nga një burim i huaj drejt komitetit të përbashkët të mbledhjes ë fondeve për Presidentin e Shteteve të Bashkuara gjatë fushatës presidenciale të vitit 2012, deklaroi Paul J. Fishman, aokati i ShBA.

48-vjeçari, Bilal Shehu, është vetëdeklaruar më parë fajtor përpara gjyqtares Madeline Cox Arleon lidhje me një informacion që e akuzonte se ka kryer me vullnet të plote kontribute të huaja dhe donacione për fushtën presidenciale të 2012-ës dhe për fushatën e mbledhjes së fondeve dhe fushatën politike të presidentit duke shtuar 25 mijë dollarë ose më shumë gjatë vitit kalendarik.

Gjykatësja Arleo dha sot vendimin në Gjykatën Federale të Neëark-ut. sipas dokumenteve të depozituara për këtë çështje dhe deklaratat e bëra në gjykatë:

Në shtator 2012, Shehu, qytetar amerikan me banim në Neë Jersey, ka marrë rreth 80 mijë dollarë nga një burim i huaj dhe ia ka dorëzuar ato komitetit të mbledhjes së fondeve dhe fushatës së presidentit për të fshehur origjinën e vërtetë të parave dhe në mënyrë që një shtetas i huaj të merrte pjesë në një event fushate të datën 8 tetor 2012 në san Francisco.

Ligji federal nuk lejon shtetasit e huaj të bëjnë kontribute për kandidatët federale apo komitetet e mbledhjes së fondeve dhe për të marrë pjesë në një event të tillë, një shtetas i huaj duhet të jetë i shoqëruar nha një shtetas amerikan.

Shehu pranoi se ka marrë 80 mijë dollarë për t’i transferuar në një llogari bankare në Neë Jersey nga një bankë e huaj në fund të shtatorit 2012, duke e ditur që do të dorëzoheshin tek komiteti i mbledhjes së fondeve. në fillim të tetorit 2012, Shehu fluturoi në San Franscisco për të siguruar pjesëmarrjen në eventin e mbledhjes së fondeve me shtetasin e huaj, të cilit nuk ia lejua pjesëmarrja, por ai dha mundësia të fotografohej me presidentin.

Asnjë në komitetin e mbledhjes së fondeve nuk është akuzuar për veprime të paligjshme dhe komiteti ka bashkëpunuar plotësisht në hetim duke cuar drejt vendimit të ditës së sotme.

Përfaqësuesi ligjor i Shteteve të Bashkuara Fishman lavdëroi agjentët specialë të FBI-së në drejtimin e Timothy Gallagher për hetimin që mundësia vendimin e sitës së sotme.

Qeveria u përfaqësua nga asistenti i përfaqësuesit ligjor Mark J. McCarren i Divizioni të Prokurorisë Speciale të Neë Jerseyt.