1/3 e territorit me kanabis, Berisha: Qëndrimi i Edvin Mafisë dhe Gjeneral Hashashit është tipik qëndrimi i narkoshtetit

Nje menyre tipike e narkoshtetit te Edvin Mafise per “luften”, ne fakt korrjen e mallit ne Shqiperi.

Te dashur miq, nje muaj me pare prokurori antimafia i Italise Gratieri deklaroi:

a- 1/3 e territorit te Shqiperise eshte plote me Kanabis. Kete deklarate ai e beri bazuar ne harten reale te bere nga filmimi nga ajri i territorit te Shqiperise nga Guardia di Financia. Perveç kesaj,

b-raport i sherbimeve inteligjente qe i eshte dorezuar Edvin Mafise por fshehur presidentit te vendit (nga frika se ai do kerkonte mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare) ben fjale per mijra plantacione kanabisi te mbjella ne 780 fshatra te shtrira ne te gjithe territorin e vendit me perqendrim kryesor Tepelena, Skrapari, Librazhdi, Kruja, Lezha, Mirdita, Dukagjini, Kukesi.

Qendrimi i Edvin Mafise dhe Gjeneral Hashashit eshte tipik qendrimi i narkoshtetit. Nga njera ana ata:

1-Fshehin realitetin, mohojne deklaratat e Gratierit te bazuara ne te dhena te pakontestueshme. Nga ana tjeter narkoshteti me narkopolicine e tij korr ne fshetesi arat e kanabisit, nuk e shkaterron mallin por narkozyrtaret pronare te tij, narkokomisare, narkodeputete, narkodrejtore dhe narkobandite te partise kanabiste e magazinojne mallin e korrur ne fshehtesi nga narkopolicia dhe e bejne gati per treg duke paguar shuma te majme narkopartise ne qender dhe ne rrethe!

Ketu me poshte keni nje artikull mbi menyren klandestine te korrjes se arave te kanabisit sipas porosive te Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe Ardi Balilit (Badiguardit te Eskobarit).

Sipas deshires mund te lexoni. sb

Del raporti sekret për kanabisin/ Situata në vend alarmante jo vetëm në zonat e njohura për kultivimin. Në listën e “zezë” edhe Kukësi
Sep 29, 2019

Prej disa kohësh vendi ynë ishte larguar nga harta e kultivimeve të lëndëve narkotike, fakt ky i mbështetur edhe nga raportet e monitorimit nga ajri të Guardia di Finanza-s.

Por kohët e fundit duket se situata ka ndryshuar. ABC Neës ka mundur te sigurojë në mënyrë ekskluzive raportet ditore nga data 24 shtator e në vazhdim për asgjësimin e bimëve kanabis sativa në zona të ndryshme të vendit. Dhe shifrat janë të alarmante. Policia e Shtetit është munduar të centralizojë në mënyrë hermetike informacionin për aksionet e antikanabis të zhvilluar dy javët e fundit, konkretisht në Librazhd, Kukës, Shkodër, Gjirokastaër, Durrës dhe Vlorë.

Arsyeja e mospublikimit të rezultateve në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për operacionet mesa duket është bërë për minimizuar fenomenin e kultivimit të kanabisit sativa në vend.

Aktualisht rrethi i Librazhdi mban vendin e parë me 2836 bimë narkotike të asgjësuara në Njësinë Administrative, Orenjë.

Në një aksion të vetëm të datës 24 shtator, u asgjësuan 2000 bimë Kanabis Sativa të kultivuara në vendin e quajtur Mali i Meçitit . Si fajtor dhe i akuzuar për “shpërderim detyre” polici ka gjetur një inxhinier pyjesh, por pa mundur ta prangosin atë. Lartësia e bimëve narkotike ishte nga 1.2 deri në 2.6 m e lartë, e gatshme për t’u hedhur në treg.
Në të njëjtën zonë, në vendin e quajtur Ballgjin gjatë operacionit të datës 28 shtator u gjetën rreth 720 bimë të tjera Kanabis Sativa.

Në pranga përfundoi kryetari i të njëjtit fshat, pasi nuk kishte kontrolluar territorin që administron duke, mos sinjalizuar policinë lokale. Por kontrollet në njësinë Administrative të Orenjës, kanë zbuluar edhe 116 bimë narkotike të mbjellura në Shtog. Probleme mbetet zbulimi i autorëve, pasi kodra ku ishin kultivuvuar kanabisi nuk ka pronësi.

Kukësi vazhdon të jetë në shifra të lartë në kultivimin e kanabisit. Gjatë operacionit të zhvilluar më datë 27 shator, u gjetën në vendin e quajtur Kodër Spas rreth 1035 bimë narkotike në lartësinë e 2.10 m. Edhe këtu mbjellja ishte bërë në një tokë publike, duke e pasur të vështirë të identifikohen kultivuesit.

Malësia e Shoshit është një zonë e njohur për mbjelljen e kanabis sativa. Por gjatë aksionit të datës 27 shtator u gjetën vetëm 77 bimë narkotike të mbjella në dy parcela. Ndërkohë u proceduan dy persona nga uniformat blu.

Lidhur me aksionet e ditëve të fundit antikanabis, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për të gjithë punonjësit e policive të zonave që kanë administrative pasi nuk kanë ushtruar detyre që ia ngarkon ligji. Më herët u arrestuan edhe dy efektiv të uniformave blu për të njëjtën akuzë. Po kështu shumë punonjës pyjesh dhe të administrator e kryetar fshatrash janë prangosur gjatë aksioneve të policisë, ndërkohë problem mbetet identifikimi i autorëve kur bimët narkotike mbillen në pronat publike. /ABC News/