Të dashur idiotë! Merruni me zhdukjen e kokainës nga kontenierët se nuk ju ndihmon dot Venecia!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj zërave “rilindas”, të cilët shprehen se raporti i Venecias tregoi se Presidenti Ilir Meta shkeli Kushtetutën me shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale.

Postimi i Vasilit në Facebook

“Te dashur idiotë!

Boll u përdrodhët dhe boll u pervodhët.

Merruni me zhdukjen e kokaines nga kontenieret se nuk ju ndihmon dot Venecia.

Ne asnje rast Venecia o idiote nuk ka thene gjekundi qe presidenti ka bere shkelje(violation) te kushtetutes apo afateve kushtetuese.

Mesoni si shqiperohet exeedings o te semure psiqike se na e shpifët me shkollepakesine tuaj”!

Një ditë më parë, u publikua raporti i Komisionit të Venecias lidhur me vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve. Venecia vlerësoi se kreu i shtetit ka tejkaluar kompetencat, por shtoi se kjo nuk përbën shkak për shkarkimin e tij, ashtu siç kërkojnë “rilidnasit”.