“Mua do më vinte turp të isha në sallën e Bundestagut dhe të dëgjoja për aferat korruptive ku është përfshirë Taulant Balla”

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, e ftuar në Syri TV për të komentuar zhvillimet e djeshme në Bundestagun gjerman ku u votua pro hapjes së negociatave me kushte për Shqipërinë dhe pa kushte për Maqedoninë e Veriut, është shprhur se, diferencimi mes dy vendeve është i qartë.

E pyetur nga gazetari Bled Marku lidhur me mosprezencën e asnjë personazhi nga qeveria shqiptare, ndryshe nga Maqedonia që përfaqësohej në sallë nga zv/kryeministri Bujar Osmani, Tabaku u shpreh: “Diferencimi i qartë tregon situatën që po përjetohej në Bundestag. Mua do më vinte turp të isha aty dhe t’i dëgjoja… Aferat korruptive në të cilat është përfshirë Taulant Balla, nëse ke kriter drogën, krimin, korrupsionin nuk mund të pranojnë prezencën tënde”.

“Zotit Rama nuk mund t’i zihet besë. Për t’u siguruar që vullneti politik nuk do të mungojë. Propozimet e PD kanë qenë hapi i parë për kalimin e kësaj situate. Një gjë ka kërkuar zoti Basha: mosndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Mos të ketë asnjë iluzion Rama dhe Balla, janë partitë e djathta ato që po votojnë”, deklaroi Tabaku.

A vazhdon PD të ketë si kusht të sajin kryesor largimin e Ramës dhe zgjedhjet pa të si kryeministër?

“Largimi i Ramës është një kusht që prej shkurtit. Ai do të largohet vetëm duhen zgjedhje të lira e të ndershme”, shtoi ish deputetja demokrate.