Harrojini traktet, dëgjoni Bundenstagun! Zgjidhni krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!

Menjëherë pas publikimit të lajmit në mediat pranë Ramës se, “sipas Komisionit të Venecias presidenti ka shkelur kushtetutën”, ka reaguar presidenca.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook, i quan këto “Fake News”.

“Zero shkelje të Kushtetutës. Harrojini traktet e porositura. Dëgjoni Bundestagun”, shprehet zëdhënësi i presidentit.

Postimi i Tedi Blushit

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!

DËGJONI Bundestagun!

ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!