Veliaj duhet të ishte në burg për Ardit Gjoklajn. Pas fytyrës së shtirur fshihet ankthi për pushtetin që po i rrëshket nga kembët

Nga Belind KËLLIÇI

Erion Veliaj duhet te ishte ne burg per vrasjen e Ardit Gjoklajt! Erion Veliaj duhet te ishte prapa hekurave per vjedhje e korrupsion. Erion Veliaj u rriti cmimin e ujit qytetareve, ndersa rubinetet jane thare. Erion Veliajt i duhet termeti vetem per vjedhjen e rradhes.

Pasi u zhduk ne Londer me leket e atyre me te cilet pastron parate me kullat ne Tirane gjate diteve te termetit, sot kerkon te beje rolin e kllounit si shpetimtar. Ne fakt pas kesaj fytyre te shtirur, fshihet perpjekja per vjedhjen e rradhes, fshihet ankthi per pushtetin qe po i rreshket nga kembet dita dites. Bashke me pushtetin, Erion Veliaj e di mire qe humbet dhe lirine dhe shkon prapa hekurave.

Fytyra e vrerosur e Erion Veliajt sot, tregonte deshperimin nga kushtet e Bundestagut, nder te cilat dhe ligjshmeria e votimeve fasade te 30 qershorit. Mashtruesi serial e ka humbur qetesine, sepse pastrimi i parave qe po kryen ne Tirane dhe milionat e mbetura peng me Teatrin Kombetar, do te jene fundi i tij politik!