Gjimnazisti-Rudina Hajdarit: Je turpi i shqiptarëve, po i shërben Ramës

Deputetja Rudina Hajdari është turpëruar nga të rinjtë gjatë një aktivitetit në në shkollën “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Ndërsa po fliste deputetja një djalë i ri u fut në sallë dhe iu drejtua Hajdarit: Je turpi i shqiptarëve. Ju nuk përfaqësoni të djathtën por i shërbeni Edi Ramës.

Ajo e ka ftuar të afrohet në qënder të sallës dhe të flasë në sy me të kur nxënësi i është drejtuar i revoltuar:

“Nuk vij unë aty te ty, ti je turpi i shqiptarëve. E njef Azem Hajdarin ti? A e njef? Azemi solli demokracinë tek ne, kurse ti je shtojca e Edi Ramës. Ti je turpi i shqiptarëve,” është shprehur nxënësi. “Kjo është pikërisht ajo që po bën politika në këtë vend. Po i ndan njerëzit në të djathtë e të majtë”, është shprehur deputetja.