Edi Rama, ky pazarxhi i rëndomtë!

Nga Petrit VASILI

Edi Rama, një pazarxhi i rëndomtë, që ç’flet sot e mohon nesër, ndaj mos prisni as koherencë, as principe nga ai, se për luajalitet dhe patriotizëm, as që bëhet fjalë gjëkundi.

Ky thjesht ka parimin më del a s’më del pazari! Megjithate lexojeni vetë. Edi Rama dje dhe në 30 qershor 2019 thoshte me gojën plot:

“Një faleminderit miqve dhe partnerëve, që u kërcënuan, por nuk u lëkundën në mbrojtje të demokracisë, lirisë së zgjedhjeve dhe të së drejtës për të zgjedhur.

Faleminderit SHBA, BE, Misionit të OSBE dhe çdokujt tjetër nga përfaqësuesit e nderuar të botës demokratike që dhanë një dorë në këtë betejë.

Edi Rama sot, më 25 shtator 2019, thotë prapë me gojën plot:

“Nuk kam nevojë as për gjermanë, amerikanë, holandezë, francezë, anglezë, as norvegjezë për t’u ulur dhe për të dialoguar”.