Denoncimi i Berishës: Agjenti detar kërcënohet pse kundërshtoi dhënien e portit Sarandë me koncesion

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot, praktikat korruptive paraprake për dhënien e PPP! Bëhet fjalë për portin e Sarandës dhe faktet renditet nga

Një agjent detar shkruan në mesazhin që i ka dërguar Berishës se është kërcënuar pse ka qenë kundër dhënies së portit me koncension.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Praktika korruptive paraprake per dhenien e PPP!

Lexoni denoncimin e agjentit detar ne portin e Sarandes. sb

Pershendetje Dr. Berisha. Une quhem agjent detar ne portin e Sarandes. Po ju shkruaj se pse disa here me kane kercenuar ne telefon persona qe jane te lidhur me kompanine qe ka marre portin Limion Sarande, per arsyen se une dhe shume agjensi detare kemi qene dhe jemi kunder dhenjes se portit Limion me PPP.

I drejtori i portit Sotir Davella bashke me te tjere per ta bere me te lehte dhenjen me koncesion te portit e nxori sikur porti ishte pa fitim, kur porti vetem per nje hyrje autoboti te mer 50.000 lek te vjetra imagjinoni se sa hyjne co dite ne ate port. Nje skeme korruptive dhe vjedharake e pushtetareve dhe oligarkeve. Ky koncesion duhet anulluar menjeher sepse eshte shkatrimtar per te gjitha bizneset qe operojne ne portin limion Sarande. Faleminderit. Publikoje…