Zhupa: Qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë të pijshëm, paguajnë 40% më shtrenjtë ujin e papijshëm

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar një tjetër skandal të kryebashkiakut Erjon Veliaj, lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm që shpërndahet në rrjetin e UKT. Zhupa shkruan në një postim në FAcebook se, miliona lekë nga paratë e qyetarëve për tendera për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Veliaj propagandon se Tirana ka furnizim të vazhdueshëm edhe uji është me cilesi për tu pirë.

Postimi i plotë i zdhënëses Ina Zhupa

Miliona lekë nga paratë e qyetarëve për tendera për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Veliaj propagandon se Tirana ka furnizim të vazhdueshëm edhe uji është me cilësi për t’u pirë.

Referuar dokumentave të tenderave të zhvilluar 2 vitet e fundit, Bashkia Tiranë ka harxhuar rreth 28 milion lekë për “Blerjen e uji të pijshëm për administraten e Bashkisë”. Sigurisht edhe ky tender ju dha ofertuesit më të lartë, jo vetëm kaq por edhe në konflikt të pastër interesi pasi kompaninë e zotëron shtetasi Elvin Tivari me 33% aksione që është njekohësisht dhe Drejtor i Departamentit të Shitjeve në UKT institucion në varësinë e Bashkisë Tiranë.

Veliaj do të deklaronte se uji është i klorinuar dhe me gjithë parametrat kimik për t’u pirë (VIDEO Link):
https://www.youtube.com/ëatch?v=DEhNDMX7lOM

Nëse uji i cezmave te Tiranes është i pijshëm me gjithë parametrat siç deklaron Veliaj atëherë pse bashkia dhe ai vetë paguajnë miliona lek për të blerë ujë të pijshëm për zyra me paratë tona?!

Veliaj ose po gënjen dhe uji nuk është i pijshëm dhe ndaj realizon tendera për ujë të pijshëm për bashkinë e Tiranës, ose po shpërndoron paratë e qytetarëve të Tiranës për të blerë ujë kur uji është i pijshëm edhe nga çezma?!

Qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë të pijshëm, paguajnë 40% më shtrenjtë ujin e pa pijshëm që vjen kur i teket UKT dhe detyrohen të dëgjojnë propagandë boshe nga kryemashtruesi i Tiranës që e blen ujin me paratë e tyre.

1 28

2 28

3 27

4 17