Denoncimi: Djali i deputetit të PS dhunon qytetarin e i thyen xhamin e makinës, shefi i policisë e mbron

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook mesazhin e një qytetari, i cili denoncon dhunën e djalit të deputetit të PS, Bujar Çela ndaj tij.

Në mesazhin dërguar Berishës, qytetari shprehet se, djali i deputetit, Aldo Çela, është marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa ai u detyrua të largohej nga Shqipëria. Qytetari pretendon se Çela jo vetëm e ka dhunuar, duke e lënë me pasoja, por i ka thyer edhe xhamin e makinës.

Postimi i plotë i ishKryeministrit Berisha

E rreh djali i deputetit, narkopolicia mbron agresorin! Viktima largohet nga vendi.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb

para disa ditesh bera nje ndenocim disa cuna me rrahen keqe qe me lane disa pasoja dhe me thyen dhe xhamin e makines para komisariatit te lushnjes njeri nga keta eshte djali i deputetin i cili quhet Aldo Cela djali i bujar cela dhe shefi i komisariatit Nuk mori as nje mase dhe u dyterova te iki nga shqiperija se ata dolen para meje nga komisirjati Dhe ka nje lokal pa licence ne ne lushnje qe atje pihet vetem droge.

71848924 1378392212321682 7597913200935305216 n