Berisha: Rama do të largohet!

I ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Çim Peka LIVE’, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se shqiptarët janë të shumë të pakënaqur ndaj qeverisjes së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama do të ikë nga pushteti me faqe të zezë. ‘Mendoj se shqiptarët janë të ngritur. Lëvizjet në vlerësimin tim, pakënaqësia ndaj Ramës është shumë e madhe. Ajo pakënaqësi pa asnjë diskutim është në rritje.

Kam bindjen se opozita do të jetë në krye të saj. Këtu nuk mund të marrim periudha të përkohshme, por Rama as nuk hap negociatat dhe nuk ka të ardhme si kryeministër i këtij vendi.

Rama do të largohet me faqen e zezë për atë që ka bërë qeveria dhe shteti’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

“Kjo qeveri është kaq e pabesueshme sa që, negociatat do të ndërpriten, nëse nuk performohet menjëherë. Nesër Maqedonia e Veriut merr lajmin e madh. Hap negociatat pa kushte. Unë ftoj ju dhe mediat të ktheheni pas e të kërkoni deklaratat e Ramës një muaj më parë, nëse Maqedonia ndahet nga Shqipëria do të ketë pasoja, do të jetë shumë keq. Ja e ndanë. Kjo nuk duhej thënë, por ky që nuk njeh asnjë kodi etik, kërkon të kapë Maqedoninë pas bishtit, për tiu thënë shqiptarëve që ja “fajin e ka Europa”.

Këtë vit u shtuan kushtet, dhe Gjermania është promotore e zgjerimit. Këto kushte që përcakton Bundestagu, ndërtimi i gjykatave, e kërkuar edhe në dokumentin e parë. Kjo shkallë mosbesimi e bën thuajse të sigurtë “Jo”-në e plotë në tetor. Kjo do të rrënqethë edhe vendet e tjera. Të gjithë do të kujtojnë Bildin dhe pëgjimet e tij”, u shpreh ish kryeministri.

Berisha: Rama ka frikë të vërtetën

I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Çim Peka, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe një herë sulmin qeveritar ndaj portalit Syri.net.

Sipas Berishës, Rama ka frikë nga e vërteta dhe po i krijohet kompleksi Çimi.net.

“Ju kërkoj ju leje, dhe poublikut që po na ndjek, ti bëj një përshëndetje këtij portali dhe këtij televizioni që është shndërruar në një lugat tmerri për ata që jetojnë në botën e të pavërtetës. Ata, si punë e këtij, që deklaron se negociatat. Në Surrel gjumë nuk ka. Këta i konsiderojnë mediat dhe të vërteta si toksina, si helme. Nuk e mbështes gabimin e gazetarit, ama ta marrë vetë ky e ta vendos në Facebook-un e tij. Këtij po i krijohet kompleksi Çimi.net”, deklaroi Berisha.

I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Çim Peka, ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe një herë sulmin qeveritar ndaj portalit Syri.net.

Sipas Berishës, Rama ka frikë nga e vërteta dhe po i krijohet kompleksi Çimi.net.

Berisha: Përgjimet e ‘Bild’ dhe raporti i OSBE, kushtëzuan vendimin e Gjermanisë

Gjatë intervistës së tij në “Çim Peka LIVE” në Syri Tv, ish kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin e djeshëm të Bundestagut gjerman.

Sipas tij, Gjermania e tha qartë se, negociatat me Shqipërinë nuk hapen pa u dënuar vjedhësit e votave.

“Bundestagu gjerman thotë se negociatat nuk hapen pa u dënuar ata që blenë vota, që është fiks Edvin Kristaq Droga. Ka bërë Shën Thomain, ka vënë gishtin aty ku duhet.  Bundestagu gjerman në kushtet vuri të gjitha regjistrimet e gazetës Bild, e cila tregon se ministrat, deputetët e narkoshtetit shqiptar kanë blerë vota.

Bundestagu gjerman ka marrë shënim thellë. Raporti i OSBE/ODIHR le pa gojë çdo politikan me integritet që ju beson vlerave themelore. Ai raport është shpartallues për narkoshtetin. Ky është një narkoshtet, shtet mafioz që nuk respekton asnjë ligj, asnjë konventë ndërkombëtare”, u shpreh Berisha.