Miku i Veliajt mori 400 mijë euro për rikonstruksionin e shkollës “Sabaudin Gabrani” që u përmbyt nga shiu

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas përmbytjes së shkollës “Sabaudin Gabrani” në Tiranë nga shiu. Vokshi shkruan në një postim në Facebook se, rreth 400 mijë euro rikonstruksion për shkollën “Sabaudin Gabrani”, kanë shkuar te miku i Kryetarit të Bashkisë, me ofertën më të lartë 16,3% nga oferta më e ulët.

Postimi poltë i Vokshit

Foto 1:
Shkolla “Sabaudin Gabrani” e rikonstruktuar dhe vizituar nga Kryetari i Bashkisë Veliaj në dt 3 shtator 2019…

Foto 2:
Shkolla Sabaudin Gabrani” sot, dt 24 shtator 2019, pas reshjeve të para të shiut…

Fakti:
Rreth 400 mijë euro rikonstruksion për shkollën “Sabaudin Gabrani”, kanë shkuar te miku i Kryetarit të Bashkisë, me ofertën më të lartë 16,3% nga oferta më e ulët.

Nëse ligji do zbatohej, do ishin kursyer rreth 62 mijë Euro e mbase shkolla sot nuk do ishte e përmbytur apo do ishte mbyllur për fëmijët.

#JaKuShkojnëParatëETaksapaguesve

1 26

2 26

3 25

4 16

5 11