Basha në Durrës tek familjet e dëmtuara nga tërmeti: Banorët kanë nevojë për mbështetje, jo propagandë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar në Durrës pranë familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Gjatë bashkëbisedimit me një nga shumë familjet që kanë pësuar dëme nga tërmeti, Basha i ka bërë thirrje qeverisë për të marrë masa urgjente për të ndihmuar banorët.

Postimi i kryetarit Basha në Facebook

Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!

Kërkojmë urgjentisht:

• Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.

• Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.

• Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.

• Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.

• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

Familje e dëmtuar nga tërmeti

Në Durrës me një nga shumë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë!Kërkojmë urgjentisht: • Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes. • Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura. • Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes. • Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 24. September 2019