Berlusconi kritikon Milanin: Futboll zhgënjyes!

Silvio Berlusconi ka kritikuar ashpër Milanin pas humbjes kundër Interit, si dhe trajnerin dhe drejtuesit e tij, Marco Giampaolo, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban.

Kuqezinjtë e humben 2:0 derbin Della Madonnina të shtunën mbrëma, pas golave nga Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku.

“U përpoqa ta shikoj në televizion, por pas një kohe futbolli i Milanit më zhgënjeu”, tha ish-presidenti i kuqezinjve për Calciomercato.com.

“Milani e zgjodhi Giampaolon. Të gjithëve iu dukej i mirë ai. Unë kurrë nuk e kam takuar atë, prandaj nuk mund ta vlerësoj”, shtoi ai.

I pyetur për drejtorët e Milanit, Boban dhe Maldini, Berlusconi ishte i shkurtër.

“Të themi se i kam përkrahur kur ishin lojtarë”, theksoi ai.