Berisha reagon për sulmin ndaj Syri.net: Një akt tipik skiziod paranojak i Edvin Kristaq Mafisë

Nga Sali BERISHA

Bastisja dhe arrestimi i gazetarëve në detyrë nga narkopolicia te Syri.net dhe Syri TV; Artan Cena, Aurel Rakipllari, Ermal Rizai, Gelsi Bakollari,
si një medie që në emër të transparences iu thotë qytetarëve të vertetën që fsheh dhe manipulon makineria e shpifjeve, trillimeve dhe të paqenave e Edvin Kristaq Mafisë dhe narkoshtetit te tij. Gjithashtu narkopolicia ka ndaluar dhe gazetaren e “Shekulli”, Daniela Grica.

Ky akt kriminal, atentat ndaj shtypit të lirë u ndërmor sepse ata ritransmetuan një lajm, të cilin i pari e kishte dhënë Tele Blushi, në të cilin njoftohet se nga motet e mëdha që shoqërojnë termetet mund të ketë edhe përmbytje.

Denoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt tipik skiziod paranojak të Edvin Kristaq Mafisë dhe narkoshtetit të tij dhe iu bëj thirrje organizatave ndërkombetare të lirisë se mediave të denoncojnë dhe dënojnë pranë OKB dhe Keshillit të Europës Edvin Mafinë dhe regjimin e tij të gangsterëve të drogës dhe krimit. sb