Ambasada Gjermane: Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tërmetit

Ambasada gjermane ka publikuar një foto sot në të cilën tregon se edhe godina e saj është dëmtuar nga tërmeti.

Në një shënim në Facebook, ambasada u jep zemër, qytetarëve shqiptarë:

“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. 

Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë.

Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij.