Ballina Aktualitet Aksident tragjik në Elbasan, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur

Aksident tragjik në Elbasan, 4 të vdekur dhe 3 të plagosur

4 persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Elbasan që ndodhi sot pasdite pranë Paprrit. Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas burimeve, viktimat e këtij aksidenti tragjik janë Fatime Hoxha, Fatushe Agolli 64-vjeçe, Lume Hoxha 28-vjeçe, dhe Jonida Kotorri 30-vjeç. Sipas informacioneve viktimat i përkasin të njëjtës familje me origjinë nga Gramshi.

Viktimat kanë qenë në automjetin tip ‘Seat’ që ka përfunduar jashtë rrugës si pasojë e përplasjes.

Familjarët që kanë humbur jetën në aksident jetonin në Durrës dhe ishin nisur drejt Gramshit për të përgatitur ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të Fatime Hoxhës (viktimë e aksidentit), por që ky udhëtim rezultoi të kthehej në një mort më vete. Sipas burimeve, Fatushja dhe Fatimja ishin kunata, ndërkohë që Fatushja dhe Jonida Kotorri ishin mbesë dhe teze.

Në aksident janë përfshirë tre automjete një tip ‘Seat’, një ‘Ford’ dhe një Skoda’. Makina tip ‘Seat’ drejtohej nga Gëzim Kotorri i cili ka mbetur i plagosur gjithashtu nga përplasja e fortë.

Shoferi i automjetit Skoda që është përfshirë në këtë aksident quhet Oltion Shehi ndërsa shoferi i tretë i Fordit është E.R. Të tre shoferët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Informacion paraprak i policisë

Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Paperr, ka ndodhur nje aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Exit mobile version