Ballina Notizie Zagani: Gjyqtarja që nuk e futi në burg Tahirin, më futi mua...

Zagani: Gjyqtarja që nuk e futi në burg Tahirin, më futi mua me kërkesë të tij

Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani, personi i cili ka denoncuar ish-ministrin e tij Saimir Tahiri dhe emra të tjerë zyrtarësh të lartë të Policisë së Shtetit për trafik droge dhe që ndodhet në azil politik në një prej vendeve të BE-së, nuk mund të rrinte pa komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ish-drejtuesi i policisë, i cili ka denoncuar lidhjet e policisë me trafikantët e drogës në Fier e Vlorë deklaroi se gjyqtarja e trupit gjykues që dha dënimin për Tahirin futi atë (Dritan Zaganin) në burg me kërkesë të ish-ministrit të brendshëm.

Në një intervistë për Ora News Dritan Zagani tha se, nuk është ndërprerë në asnjë moment prodhimi i kanabisit. Vetëm ka ndryshuar mënyra dhe bëhet më e kontrolluar.

“Nuk është prerë në asnjë mënyrë prodhimi i kanabisit. Informacionet që kam flasin për tunele të mëdha të kultivimit të marijuanës me llamba.Këtë fenoneme i kam verifikuar vetë që kur isha atje. Kultivimi është koncentruar në ato duar që punojnë për pushtetin. Ështe zvogëluar prodhimi për popullin e gjerë por jo për ata që trafikojnë. Kultivimi është në mënyrë të organizuar.

Ka ambiente që policia nuk guxon t’i shohë shtrembër. Ka ambiente ku kultivimi bëhet i mbyllur dhe me sistem dritash dhe ky prodhim ka shumë fitim. Ky është trafiku i vërtetë dhe jo fshatarët e Velçes në Vlorë. Tani është i kamufluar sa ka kërkesë tregu nga trafikantët shqiptar aq ka dhe prodhim por nuk është si në kohën e Saimirit kur vajti kilja e hashashit sa kilja e jonxhes tashmë është e kontrolluar”.

Në kohën e Saimirit, kilja e hashashit ishte sa kilja e jonxhës

Zagani u shpreh në një intervistë për Ora News se. nuk është ndërprerë në asnjë moment prodhimi i kanabisit.

Sipas tij, tregtimi i lëndës narkotike është më i kontrolluar dhe nuk bëhet si në kohën e Saimir Tahirit, kur kilogrami i kanabisit vlente sa një kilogram jonxhe.

“Nuk është prerë në asnjë mënyrë prodhimi i kanabisit. Informacionet që kam flasin për tunele të mëdha të kultivimit të marijuanës me llamba.Këtë fenoneme i kam verifikuar vetë që kur isha atje. Kultivimi është koncentruar në ato duar që punojnë për pushtetin. Ështe zvogëluar prodhimi për popullin e gjerë por jo për ata që trafikojnë. Kultivimi është në mënyrë të organizuar.

Ka ambiente që policia nuk guxon ti shohë shtrembër. Ka ambiente ku kultivimi bëhet i mbyllur dhe me sistem dritash dhe ky prodhim ka shumë fitim. Ky është trafiku i vërtetë dhe jo fshatarët e Velçes në Vlorë. Tani është i kamufluar sa ka kërkesë tregu nga trafikantët shqiptar aq ka dhe prodhim por nuk është si në kohën e Saimirit kur vajti kilja e hashashit sa kilja e jonxhes tashmë është e kontrolluar”, është shprehur Zagani.

Një ditë më parë, në një intervistë për një televizion tjetër, ish oficeri i Policisë do të shprehej ndër të tjera se, “unë jam provë e gjallë e kësaj akuze, edhe pse deri më sot askush nuk më ka marrë në pyetje. Akuza nuk bëhet fjalë, por si po formulohet e mbrohet kjo akuzë kjo është temë tjetër. Nuk po përdoren provat për ta zbërthyer si duhet”.

Exit mobile version