Mesazhet kërcënuese të Tahirit për Ramën: Droga me urdhër të shefit të madh

Teksa na ndan pothuaj vetëm një orë nga komunikimi i verdiktit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha ka “dekodifikuar” mesazhet e dhëna në seancën gjyqësore nga Tahiri, që sipas tij, bazuar në dy citime, ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-pasuesin e tij, Fatmir Xhafajn.

Berisha shton më tej se morali i deklaratës së ish-deputeti të PS-së është: “Guxoni të më dënoni do t’iu marrë me vehte me gjithë vëllezërit tuaj trafikant”

Postimi i plotë:
Thikat e Tahirit ne sallen e gjygjit per Edvin Mafine dhe Fatmir Drogen!
Miq, sot Saimir Habili leshoi ne sallen e gjyqit dy akuza bombe me kodin e mafies per Edvin Mafine dhe Olsi Xibraken nga njera ane dhe Fatmir Drogen dhe Geron Trafikun nga ana tjeter. Deklaratat bombe, kod mafioz te Saimir Habilit ishin si vijon.

1-“Në raport me politikën Edi Rama është shefi i madh”, mesazhet e koduara, ish-ministri nxjerr foton me Ramën në gjyq.
2-Unë i pandehur se shita makinën, të tjerë me vëllezër trafikantë s’mbajnë përgjegjësi” – Mesazhet e Tahirit në gjyq.
Me keto mesazhe te koduara Saimir Habili deklaroi:

Politika e kanabizimit te vendit ishte e Edvinit jo e imja. Pra une zbatova porosite e shefit te madh o gjyktates.
Perveç kesaj ai akuzon direkt Ramen dhe Xhafen qe nuk mbajne pergjegjesi per vellezerit trafikant (Olsin dheGeronin).
Sajmir Habili nuk kercenon vetem Xhafen per Geronin si çpo perpiqet Fuga dhe Don Djall Agaçio te manipulojne me mediat, pasi ai qellimisht nuk thote tjetri me vella trafikant por foli ne shumes, te tjere me vellezer trafikante dhe ketu fjala eshte personalisht per Edvin Mafine dhe Olsi Xibraken dhe Fatmir Drogen dhe Agron/Geron Trafikun!
Morali: Guxoni te me denoni do tju marre me vehte me gjithe vellezerit tuaj trafikant!! Sb