Basha me sindikatat: Ndryshimi po afron, ditët e fundit të një qeverie antipopullore

Kryetari i opozitës, Basha paralajmëroi gjatë një takimi me sindikatat se janë ditët “e sprapsme të qeverisë me antipopullore, antieuropiane dhe të oligarkisë.”, Basha bërri thirrje për bashkim ndërsa paralajmëroi po ashtu përgjegjësi për të gjitha premtimet e bëra. Një nga premtimet e forta të Bashës ishte ritja e pagës minimale 300 euro brenda 6 muajve të parë të qeverisjes së PD me aletatët dhe rritja e saj në 400 euro në fund të mandatit të parë qeverisës.

“Bashkimi bën fuqinë! Prandaj le të bëheni bashkë, ju si sindikata dhe bashkë me Partinë Demokratike t’ia dalim të arrijmë qëllimet tona për më shumë punë e nirëqniene. Këto janë ditët e sprapsme të oligarkisë dhe të një qeverie antipopullore, antieuropiane”, tha Basha

“Sic jam sot si kryetar i opozitës do të jem para jush me të gjitha përgjegjësitë që do të me besoni për të dhënë llogari për premtimet e sotme këtu dhe per çdo angazhim tjetër që do të burojë nga marrëveshja jonë. Ndryshimi po afron!” deklaroi Kryetari i opozitës.