Skandal! Masterplanin e zhvillimit të bregut të jugut e kryen anglezët dhe austriakët, Rama-Klosi e ndanë tortën me Efthiminë

Tenderat, koncesionet, PPP-të, Ankandet, dhënie me qira e ndërtesave shtetërore dhe trojeve, të gjitha në gjashtë vitet e qeverisjes së Edi Eamës kanë shkuar në duart e oligarkëve. Në mesin e emrave të oligarkëve pranë Edi Ramës janë edhe Alban dhe Olsi Efthimi, që nëpërmjet shoqërisë Atelier 4 shpk, ka përfituar: 3 transaksione, me vlerë 309 milion lekë, ose 253 mijë euro. Tendera (publikë): 50, me vlerë 6,4 miliard lekë, ose 5,2 milion euro.

Rasti i fundit denoncohet përmes rrjetit social Facebook nga kreu i departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi i cili shkruan se, Rama i ka dhënë një jesë të majme të tortës pronarëve të firmës së lartëpërmendur. Fitimi sipas tij shkonderi në 600 mijë euro.

Sipas Malltezit, masterplanin e zhvillimit të bregut të jugut e kryen anglezët dhe austriakët, por në fund tortën Rama-Klosi e ndanë me Efthimin.

Postimi

Konsorciumi Anglezo-Austriak qe kryen Masterplanin e zhvillimit te Bregut te Jugut kreu nje pune te mrekullueshme dhe perfshi edhe trainimet kushtoi vec 200,000 usd. Qerratallaret Rama-Klosi percmojne anglezet dhe po i ndajne 600,000 euro me Eftimin! Anglezet e austriaket mund te jene maja e planifikimit ne vendet e tyre, por ne Shqiperi jo se ashtu eshte nje pune. As nuk dine e as nuk duan te dine, mjafton te vjedhin!