Denoncimi i ish-oficerit: Banda Kusi që vrau 26 vjeçarin e përfshirë në vrasje, trafiqe droge, armësh e prostitucioni

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një ish-oficeri të Antidrogës i dorëhequr nga policia, i cili hedh akuza të rënda ndaj familjes Kusi, dy prej anëtarëve të së cilës janë në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Indrit Çelajt, muajin e kaluar.

Ish-oficeri shkruan se, ka hetur kokën e krimit të familjes Kusi, i cili quhet Bashkim Shaqir Kusi, ai është organizatori i trafiqeve të drogës, armëve, tjetërsim pronash, trafik prostitucioni e zhvatje.

“Kanë lidhje deri tek Edi Rama”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Banda Kusi e lidhur me Edvin Mafine, Besnikun e partise dhe narkokomisar Muçaj.
Vrasje, trafiqe droge, armesh, prostitucioni rendojne mbi te.

Lexoni denoncimin e oficerit te antidroges qe u detyrua te arratiset per shkak te hetimit te tyre. sb

Pershendetje doktor berisha une qe po ju shkruaj jam nje ish Officer policie ne mergim i dorhequr ne prill 2015 nga drejtoria e policise lezhe ne ate kohe kam qene ne detyre tek anti droga me shume kolege te nderuar qe edhe ata sikur une braktisim detyren.

Po ju informoj se ne lidhje me familjen kusi dhe vrasjen e fundit te bere nga ata ne tirane une i kam hetur koken e krimit te familjes kusi i cili quhet bashkim shaqir kusi ai eshte organizzatori i trafiqeve te droges armesh tjetersim pronash trafik prostitucioni zhvatje
Te gjithe familjen e komandon ai dhe ju jep detyra te percaktuara une i kam me fakte te faktuara por mbrojtja e tij nga funksionare te l’arte shteteror dhe policise se shtetit e beri te pa mundur te vazhdoj me tej hetimet dhe keshtu u detyrova te braktis detyren per te shpetuar jeten kane lidhje deri tek edi rama besnik sula ish nendrejtori i policise tirane dorjan muca festim dushku punonjes i sherbimit informativ shteteror
Kta si familje jane nga peza me origjine.

Bashkim kusi ka qene i ndaluar ne 96 mos Gaboj per armbajtje falsifikim dekumentash tjetersim Trojesh me dhune nen kercenimin e armeve i vllai i tyre i vrare per trafik prostitucjoni.

Dokumentet per fallsifikim pronash tokash i kalon e bija Laura kusi ben rregjistrimin ne zyren e rregjistrimit te posurive te palujtshme ne tirane ne nje Moment te dyte do ju jap dataje me shume e di me siguri qe jane nder familjet me criminale te tiranes dhe per kte jane te njoftuara edhe ambasadat e huaja te pakten ka gjashte muaj ka me qindra denoncime qe nuk jua ka marre kush kallzimin per ta.