Basha: Zgjim i brendshëm dhe ndërkombëtar, e keqja nuk do të zgjasë, afron ndryshimi

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi nga Shkodra ku u takua më Kryebashkiaken Ademi se, ka një zgjim jo vetëm të brendshëm, por edhë ndërkombëtar dhe se e këqja nuk do të zgjasë. Basha dëklaroi se, çdo zgjidhje do të vijë nga bashkimi qytetar. Basha tha se, ndryshimi është domosdoshmëri dhë se ndërgjëgjësimi i brendshëm dhe i jashtëm ka ardhur vetëm pas protestave madhështore të opozitës.

“Detyra jonë është që gjithë shqiptarëve të ndershëm t’i japim rrugën e ndarjes së politikës nga krimi, e cila mund të realizohet vetëm përmes një procesi të lirë dhe të ndershëm, ku qytetarët të zgjedhin lirisht dhe të mos dhunohen nga bandat e lidhura me qeverinë”, tha Basha.

Kreu i opozitës tha se, kjo krizë politike, e cila ka futur vendin edhe në një krizë ekonomike, nuk do të zgjasë dhe as nuk duhet të zgjasë.

“Shkodra ka mbetur triumf i vlerave ndaj anti-vlerave. Kemi ndërmarrë hapa për zgjidhjen e krizës. Jashtë kemi miq, por zgjidhjet do të vijnë nga brenda”, tha Basha, duke shtuar se “kriza zgjidhet duke u bashkuar, duke marrë fatet në dorë, dhe jo duke pritur apo mbajtur sytë nga qielli”.

Basha tha se opozita ka pushtetin moral, ndërsa shtoi se pushtetin e anti-vlerave e kanë Tom Doshi, Ymer Lala, Paulin Sterkaj dhe plot të tjerë në rradhët e Rilindjes.

“Është e lehtë të përkulesh para anti-vlerave kur qarkullojnë milionat e parave të pista, kur qarkullojnë makina me xhama të zinj dhe të armatosur deri në dhëmbë, por ju garantoj se betejën do e fitojnë shqiptarët”, tha Basha.

Referuar kryebashkiakëve të Rilindjes, Basha theksoi se, çdo kryetar bashkie në qarkun e Shkodrës ka lidhje me krimin ose rekorde kriminale.

“Këtë e di Shkodra, e dinë të gjithë malësorët. Dhe Shkodra nuk është përjashtim, kjo është një situatë që dominon në të gjithë vendin. Dhjetëra kandidatë të 30 qershorit janë me rekorde kriminale.

Ne si opozitë kemi përgjegjësinë për ti dhënë shqiptarëve zgjidhjen që meritojnë, për ta nxjerrë vendin një orë e më parë nga kjo krizë e cila ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të politikës me krimin”, theksoi Basha.