Paloka: Rama për të fshehur të inkriminuarin e rradhës shpik marrëveshje nëpër media

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shkruan në një postim në Facebook se, Rama vazhdon me “taktikat” e tij bajate të pilotimit të opinionit publik, sa herë kapet në skandalin e rradhës. Sa më i rëndë skandali, aq më absurde bëhen bllofet që përpiqet të përhapë në media.

Postimi i plotë i Palokës

Rama vazhdon me “taktikat” e tij bajate te pilotimit te opinionit publik, sa here kapet ne skandalin e rradhes. Sa me i rende skandali, aq me absurde behen bllofet qe perpiqet te perhap ne media.

Nderkohe qe Rama kalon ne Parlament kontratat nepermjet te cilave ju grabiten shqiptareve miliona euro;

Shqiperise i shtohen kushte te reja per hapjen e negociatave;

Nje tjeter i perzgjedhur nga Rama si kandidat per kryetar bashkie, Mark Babani, rezulton i inkriminuar dhe me dokumenta vertetohet se ka qene i denuar …ne media pilotohen fantazi dhe sajesa per marrveshje te fshehta midis PD dhe PS.

E vetmja marreveshje qe PD dhe opozita kane bere dhe do i qendrojne deri ne fund, eshte ajo me shqiptaret, per te fshire nje here e mire cdo te keqe qe politika e mbrapshte ju ka sjelle deri tani.