Një njeri që tenton të verbojë rininë e tij, nuk mund të shikojë kurrë të ardhmen!

Nga Telnis Skuqi

Pas publikimit të pjesës së parë të falsifikimit të dokumentave zytare, kryebashkiaku i vetshpallur i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka preferuar të heshti.

Ai nuk ka asnjë argument për të faktuar: – Pse ai braktisti gjimnazin e Kardhiqit ku e kishte tek porta e shtëpisë dhe përfundo larg, shumë larg nga vendbanimi i tij?!

Golemi siç e mohon vetë, ai ishte «arsimuar» në gjimnazin e Leskovikut dhe në Fier për arsye familjare.

Zero fakt për të provuar me argumenta cila ishin arsyet familjare.
Kishte babain ushtarak? Jo!

Kishte të ardhua të kënaqshme familja e tij? Jo!

Kishte përfituar në vitin 1990 bursë studimi? Jo!

Kishte ndryshuar vendbanim? Jo.

Unë e kuptoj heshtjen e Flamur Golemit.

Ai ka frikë nga e vërteta.

Me publikimin e listës së notave, ai nga padituria publikoi një provë krimi.

Në këtë krim janë përfshirë pjesëtarët e familjes së tij, sepse atëherë Flamur Golemi ka qenë një spordhjak, ndërsa për të menduan të paktën 20 persona, duke nisur nga ish kunati i tij, vëllai i tij, babai i tij, nëna e tij, si dhe shumë falsifikatorë, sidomos kryefalsifikatori ish drejtori i atëhershëm i Shkollës së Bashkuar «Jani Vreto», sot burri i kryetares së Partisë Socialiste të Leskovikut, njëherazi drejtoreshë aktuale e kësaj shkolle.
Nëse vertetë Flamur Golemi do të ishte në të drejtën e tij, ai nuk mund të publikojë një bakall letër dhe ta hidhte në treg për të verbuar opinionin publik.

Flamur Golemi ende nuk iu është përgjigjur dy pyetjeve që unë i kam bërë qysh në fillim:
1) Pse vitin e parë të gjimnazit të Kardhiqit rezulton me mesatare jo të kënaqshme, ndërsa në Leskovik rezulton gjenial?

2) Pse opinionin publik e ka keqinformuar për tri vitet e para të shkollës së mesme?
(Shënim: Një njeri që tenton të verbojë rininë e tij, nuk mund të shikojë kurrë të ardhmen!