Video/ Si mashtroi Rama për negociatat: Më e pakta, mbyll gojën dhe ik!

Një ditë pas takimeve të kryeministrit Edi Rama në Berlin për çështjen e hapjes së negociatave, ish-nënkryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, risjell në kujtesë deklaratën mashtruese të kreut të qeverisë, më 27 qershor 2018.

Asokohe, Rama shpërndau “medalje mirënjohje” për katër ambasadorë të Shqipërisë me motivacionin për kontributin e tyre për çështjen e hapjes së negociatave dhe u shpreh se: Shqipëria mori datën e fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim. Çelja e negociatave është përcaktuar pas 12 muajsh.

“Me e pakta mbylleni gojen dhe ikni! Sot po na thone Rama dhe sejmenet e tij ne politike dhe media, qe medemek ne 18 tetor Brukseli do te thote: po me kushte. Kjo eshte thjesht e njejta genjeshter e degjuar per vite me radhe. Vendimi eshte vetem nje: Hapja e negociatave me date te percaktuar dhe pa kushte. Po medaljet e ndara nje vit me pare nga Rama per suksesin e hapjes se negociatave, po genjeshtra gjigande e Rames qe paskeshim marre daten per ne qershor te 2019 pas tallazeve te Europes, ku shkuan? Shiheni VIDEON miq dhe komentet e tjera s’kane asnje vlere. Mbetet tu themi vetem: Mbylleni gojen dhe ikni!!”, shkruan Vasili në një postim në Facebook, shoqëruar me videon.

Le të kthemi te deklarata e Ramës. Dymbëdhjetë muaj kaluan dhe Shqipëria nuk ka mundur të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Jo vetëm kaq, por entuziazmi nga ana e kreut të qeverisë është zbehur pas këtij mashtrimi.

Tani, kryeministri, i cili gjasme mori një datë për çeljen e negociatave, artikulon se vendimi nuk varet vetëm nga Shqipëria. Panorama në fakt paraqitet e zymtë dhe shanset për të marrë një “ok” në Tetor, përllogariten shumë të pakta. Vendimi i vendeve anëtare të BE-së duhet të jetë unanim, përndryshe edhe këtë herë nuk ka tym të bardhë.

Rama nuk arriti të marrë mbështetjen e Gjermanisë pas takimit në Belrin një ditë më parë. Skepticizmi i vendeve të tjera si Franca e Holanda mbeten. Holanda në fakt duket e palëkundur në qëndrimin e saj për të mos dhënë dritën jeshile për hapjen e negociatave. Në muajin Prill, madje, Parlamenti Holandez votoi rikthimin e vizave me Shqipërinë e më pas zyrtarë të lartë të shtetit e artikuluan qartë se Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm për të merituar çeljen e negociatave.

“Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë përpara”, tha në qershor Stef Blok, ministri i punëve të Jashtme në Holandë, njëkohësisht edhe eurokomisioner.

Me e pakta mbylleni gojen dhe ikni!(VIDEO).Sot po na thone Rama dhe sejmenet e tij ne politike dhe media,qe medemek ne 18 tetor Brukseli do te thote : po me kushte.Kjo eshte thjesht e njejta genjeshter e degjuar per vite me radhe.Vendimi eshte vetem nje:Hapja e negociatave me date te percaktuar dhe pa kushte.Po medaljet e ndara nje vit me pare nga Rama per suksesin e hapjes se negociatave,po genjeshtra gjigande e Rames qe paskeshim marre daten per ne qershor te 2019 pas tallazeve te Europes,ku shkuan?Shiheni VIDEON miq dhe komentet e tjera s'kane asnje vlere.Mbetet tu themi vetem: Mbylleni gojen dhe ikni!!

Gepostet von Petrit Vasili am Samstag, 14. September 2019