Skandali, si po fshihen kontratat e koncesioneve ku qytetarëve ju zhvaten dhjetra miliarda

Kontratat e koncesioneve përmes të cilave kalojnë dhjetra miliarda nga xhepat e qytetarëve tek ato të Ramës dhe pushtetarëve të tij po fshihen në mënyrë skandaloze nga qeveria.

“Fajin për fshehjen e vjedhjeve e ka roja e ministrisë! Ndrikull Reformato, në një akt kriminal, fsheh dosjet e vjedhjeve të saj me koncesionet.”
(Denoncim nga ish-Kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Fb)
Për të fshehur vjedhjet e saj glamoroze, ndrikull Reformato bllokon në mënyrë antiligjore dhënien e dokumenteve të koncesioneve që ka firmosur. Fshehja e dokumenteve të tenderave dhe koncesioneve për të fshehur vjedhjet me urdhër të Edvin Hajdutit është bërë një normë e zezë për hajnat e narko-qeverisë.

Një hetim i gazetarëve të BIRN ka zbuluar vjedhjet glamoroze të dhjetëra miliarda lekëve nëpërmjet qindra kontratave sekrete të firmosura në narko-shtetin apo shtetin e mafies së drogës të Edvin Kristaq Mafisë.

Ndër përfituesit kryesorë është baxhanaku i Edvin Kristaq Mafisë, Franko Mafia, i cili bën para për familjen, por edhe Don Agaçio dhe banda e tyre, ndrikull Sonila Hajnia, ndrikull Reformato, ndrikullat Mirlinda Kaçanai dhe ndrikulla e Shërbimeve Qeveritare. Por duart e pista në këtë aferë i ka futur direkt edhe Edvin Hajduti!

Ky studim tregon se në vitet 2008-2013, qeveria dhe entet e saj kanë firmosur 236 tendera sekrete. Por, nga vetëm 20 tendera sekretë që u firmosen të gjithë në përputhje me ligjin në periudhën 2008-2013, numri i tyre u 10-fishua në periudhën 2013-2018.
Në këtë periudhë u bënë 216 tendera me procedurë sekrete, mbi 92% e tyre në shkelje flagrante të plotë të ligjeve. Pra ato u bënë pa garë, me zarfe në dorë dhe jashtë sistemit elektronik të prokurimeve publike.

Ky studim tregon se të 20 kontratat sekrete të firmosura viteve 2008- 2013 iu përkisnin ashtu siç parashikon ligji, të gjitha vetëm institucioneve të Sigurisë, konkretisht: 8 i përkasin Prokurorisë së Përgjithshme, 10 i përkasin Shërbimit Informativ dhe 2 i përkisnin Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit.

Kurse kontratat sekrete të viteve 2013, iu përkisnin:
46 i përkasin AKSH, në të cilat burri i motrës së Linda Bashës, Franko Mafia, bën kërdinë.
26 i përkasin drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare që kujdeset direkt për Edvin Kristaq Mafinë
2 kontrata sekrete i përkasin direkt zyrës së kryekreut Evin Kristaq Hajnit.

Kontratat sekrete të zyrës së Edvin Hajdutit dhe Don Djall Agaçios lidhen me kompaninë AD – Star dhe Këshilli i Ministrave ka bërë një pagesë prej 56 milionë lekësh më 18 dhjetor 2018.

AD – Star është një kompani ndërtimi me seli qendrore në Këlcyrë. Duke qenë se kontrata është sekret, nuk është e mundur të mësohet se çfarë procedure tenderimi është ndjekur për realizimin e kësaj kontrate dhe se çfarë punimesh janë bërë.
Zero kontrata sekrete jane firmosur gjate viteve 2008 -2013 nga drejtoria e sherbimeve qeveritare, zyra e kryeministrit dhe nga AKSH.

Por kontratet sekrete, kofidenciale ka firmosur, Autoriteti Rugor i vendit. Vetëm në dhjetorin që kaloi studimi gjen se Autoriteti Rrugor Shqiptar bazuar në kontrata konfidenciale ka bërë pagesa për ndërtim rrugësh që variojnë nga 1 milion deri në 15 milionë euro ndaj kompanive të ndërtimit “2 T”, “Agbes”, “Alb Star”, “C O B I A L”, “Euroteorema”, “Geci Albavia” dhe “Gjikuria”.

Zero kontrata sekrete janë firmosur gjatë viteve 2008-2013 nga ARRSH.
Mirëpo jo vetëm kaq, ndrikull Sonila Hajnia, në një akt tipik për narkoshtetin për të mbuluar vjedhjen glamoroze me tenderat sekretë të ARRSH, refuzon e tmerruar nga pisllëqet e kontratave t’i japë BIRNI-it ato edhe pasi urdhërohet e madje edhe gjobitet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit, sikur dhjetëra e dhjetëra milionë euro të paguara nga paratë e takspaguesve t’i kishte nxjerrë nga kuleta e saj apo urdhërdhënësit të saj, Edvin Kristaq Mafia.

Lexoni këtu më poshtë mesazhin e gazetarit investigativ.
Përshëndetje, jam një gazetare e pavarur, e cila do të punojë një artikull lidhur me tenderat dhe konçensionet e miratuara nga Ministria e Infrastrukturës këtë vit.

Në kuadër të trasparencës, që kjo qeveri i ka bërë aq shumë reklamë, u drejtova te ministria për informacion.
Po në të vërtetë nuk ka aspak trasparencë, po vetëm fshehje të matrapazllikut.
Ata thjesht sa të sjellin vërdallë duke e pasuar topin sa te njeri sa te tjetri dhe më në fund, fajtor për mosdhenien e informacionit në kuadër të trasparencës, është roja te dera e ministrisë!