Rama në Korçë, futet fshehurazi në fshatin ku u shembën shtëpitë nga tërmeti, nuk pranon të takohet me banorët e dëmtuar

Keyeministri Rama ishtë në Floq të Korçës, nuk takon banorët që ende qëndrojnë të strehuar në shkollën e fshatit.

Rama është ndalur pak momente te banesat që po rikonstruktohen, por nuk janë lejuar mediat. Ai siç duket ka menduar ndonjë reagim nga banorët që janë në pike te hallit dhe ke evituar edhe mediat.

Rama është larguar nga Floqi pa asnjë deklaratë për mediat.

Fshati Floq disa muaj me pare u prek nga lekundjet e termetit. Një numër i madh banesash u dëmtuan nga termeti.

Prej me shumë se dy muajsh banorët e Floqit qëndrojnë të strehuar në shkollën e fshatit.

Ka nisur rikonstruksioni i një numër të vogël banesash nga qeveria.

Ndërkohë banorët jetojnë në kushte tejet të vështira në shkollën e fshatit, mes temperaturave të larta.