Malaj bashkohet me Bushatin kundër Ramës: Shkatërroi PS-në, e ktheu në…

Arben Malaj, ish-deputet dhe ish-ministër në qeverisjet e PS-së, një nga zerat më të fortë kritikë ndaj Rilindjes dhe Kryeministrit Edi Rama, ka mbështetur publikisht qëndrimet e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, për një reformim të thellë të sistemit politik në vend, dhe partive, për t’i dhënë fund përfshirjes së personave me probleme me ligjin, në skenën politike.

Në një postim në rrjet, Malaj shkruan se pas vitit 2005 struktura të rëndësishme të PS u shkatërruan me vetëdije për t’a kaluar PS nga një organizate politike me institucione funksionale për demokraci të brendshme në parti të kryetarit si në qendër dhe në rrethe.

“PS duhet të jetë partia e njerëzve që e duhen dhe përkushtohen për këtë vend dhe jo një instrument politik abuzive për mjaftistët e babëzitur. Angazhimi i Ditmirit duhet të jete një moment reflektimi i shqiptarëve progresistë”, shkruan Malaj.

Postimi nga Arben Malaj

Ditmiri meriton mbeshtetje publike jo vetem nga socialiste progresiste. PS ka detyrim moral dhe ligjorevte vet pastrohet nga kriminelet dhe hajdutet. PS i ka pasur strukturat e verifikimit te integritetit te individeve qe promovoheshin per mandate politike ne nivel vendore dhe qendrore. Kete strukture per disa vite e drejtonte Ndre Legisi si nje kolege me integritet te larte.

Pas vitit 2005 struktura te rendesishme te PS u shkateruan me vetdije per ta kaluar PS nga nje organizate politike me institucione funksionale per demokraci te brendeshme ne parti te kryetarit si ne qender dhe ne rrethe.

Me dhimbje konstatohet se ajo qe ndodh sot me drejtimin e PS permblidhet ne shprehen e mencur te popullit shqiptare se “cfare te mbjellesh do te korresh”.

PS duhet te jete partia e njerezve qe e duhen dhe perkushtohen per kete vend dhe jo nje instrument politike abuzive per mjaftistet e babezitur. Angazhimi I Ditmirit duhet te jete nje moment reflektimi i shqiptareve progresiste.

Cilesia e partive politike percakton cilesine e qeverisjes se vendit tone, cilesia e qeverisjes percakton cilesine e jetes tone te perditshme.