Zjarri në pyjet e Delvinës del jashtë kontrollit dhe po u afrohet banesave

Flakët e zjarrit në pyjet e Delvinës kanë dalë jashtë kontrollit dhe po u afrohen banesave. Prej ditës së djeshme zjarret përreth qytetit të Delvinës vijojnë të djegin dhjetëra hektareë me pyje dhe shkurre.

Por pasditen e sotme, megjithë apelin e banoreëve për nderhyrje nga ajri, zjarri ndodhet në periferitë e qytetit. Pavarësisht se në terren ndodhen disa mjete dhe forca zjarrfikëse, ata janë të pafuqishëm të përballen me zjarrin, i cili ka dalë jashtë kontrollit dhe është vetem çështje kohe të mbërrije në shtëpitë e lagjes Vllac.

2 23