Reagimi i fortë i Rakipit: Kam materiale ku Rama vjen në tryezë dhe bën presion, kontrata ime u ndërpre në mes

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar studion e lajmeve në RTV Ora për të folur rreth mbylljes së emisionit “Të Paekspozuarit” në News24.

Rakipi u shpreh se ka një tentativë nga propaganda e Edi Ramës, për ta spostuar debatin tek pronarët dhe çështjet e programacionit. Ai tha se kontrata e tij me News24 është ndërprerë në mes, si pasojë e presioneve të vazhdueshme të qeverisë.

“Një kategori njerëzish por edhe ndonjë koleg i ynë, kërkon ta çojë këtë problem tek programacioni, tek ideja që gjëra të tilla ndodhin në mënyrë të rëndomtë, përpiqen ta çojnë këtë gjë tek pronarët.

Ka ndodhur një gjë shumë e thjeshtë.  Nëse shohim, Shqipëria po shkon drejt një regjimi të plote. Kryeministri ka staturën e një autokrati, një diktatori. Kontrata ime është ndërprerë në mes, mbaronte në vitin 2020. Ishte një kontratë dy vjeçare. Edhe kjo gjë u manipuluar për tu përdorur, si një element i rëndësishëm, për të thënë ka mbaruar kontrata.

Unë në emisionin tim përgjatë ekzekutimit të tij, kam patur problematika të mëdha me qeverinë dhe kryeministrin Rama. Kam edhe materiale filmike, ku Rama vjen në tryezë dhe bën presion, ofendon një prej gazetarëve. E rëndësishme është se Edi Rama është fokusuar në emisionin tim, kur unë kam publikuar afera të lidhura drejtpërdrejtë me qeverinë. 

Presioni ndaj pronarit, mund të mos jetë i drejtpërdrejtë, edhe pse këto nuk mungojnë, jo vetëm me pronarin aktual, por edhe në vende të tjera kur kam qenë, i kam parë me sytë e mi komentet, mesazhet.

Është instaluar një regjim dhe tani është radha që pasi mori pushtetet, të marrë edhe ajrin. Kështu ndodh në të gjithë diktaturat.

Ideja për ta çuar tek pronarët, është vepër e propagandës së Ramës, sikur ky është një problem pronarësh. Në Shqipëri, media është marrë përgjithësisht nga qeveria. Paralel me ekzekutimin për emisionin tim dhe të Krastës, është vënë në pozitë të vështirë në një darkë, edhe kolegu Fevziu. I është kërkuar që opozitën të mos e shfaqet.

Ne kemi filluar të pajtohemi me këtë mënyrë. Jetojmë në një komunitet që sheh punët e veta”, tha Rakipi.

I pyetur nga gazetarja Beti Njuma, nëse emisioni “Të Paekspozuarit” do të mbyllet përfundimisht, Rakipi u shpreh se kryeministri pavarësisht përpjekjeve dhe largimit të tij nga Neës24,  nuk do ta arrijë të mbyllë përfundimisht këtë emision.

“Duhet të presë akoma Edi Rama, që unë të mos jem në këtë botë, që të mbyllë emisionin “Të Paekspozuarit”. 

Vite më parë, Edi Rama dhe familja e tij nuk kanë patur nevojë për kanaçe për të parë televizion sepse jetonin në Bllok. Njerëzit në kohën e Hoxhës shihnin me kanaçe. Kur bëhej në atë kohë, nuk ka se si të mos bëhet tani.

Krahasohet shpesh koha e Berishës, që ai ka qenë njeriu më represiv ndaj medias. Berisha nuk ka qenë një mik i medias, është përplasur me median në mënyrën më të keqe të mundshme. Por, Sali Berisha nuk e bleu median.

Top Channel ishte një armik për Sali Berishën, por nuk pagoi para për ta nënshtruar. Ideja dhe përpjekja, blerja masive e mediave, është ngjarja më e shëmtuar që mund ti ndodhë një vendi.

Armiq të medias  kemi parë plotë, por blerës të mediave është e vështirë të gjesh.

Diktaturat në Evropë, kanë zgjatur në kohën e komunizmit. Ajo ishte një sëmundje që mori shumë kohë. Diktaturat e këtij lloji nuk zgjasin shumë, megjithatë sado të zgjasë, njerëzit do t’i vuajnë”, u shpreh gazetari Rakipi.

Rakipi konfirmon se është mbyllur emisioni i tij dhe i Adi Krastës

Ylli Rakipi, autori dhe moderator i emisionit “Të Paekspozuar” i ftuar në RTV Ora konfirmon se është mbyllur emisioni i tij dhe i Adi Krastës të transmetuar në tv News 24.

Rakipi thotë se Rama po instalon një regjim diktatorial. Shpreh kritika të forta ndaj opozitës e cila ndodhet jashtë parlamentit, e cila thotë se sillet si “pordha nëpër brekë” ndërsa opozita në parlament eshte e askujt dhe e drejton Rama.

Është instaluar një regjim dhe është radha për të marrë dhe ajrin. Merr të gjitha pushtetet. Implementon një pushtet lokal të gjithë të vetin. Një opozitë të re, e cila është e askujt. Aty ka deputetë të shumtë të cilët qeshin kur flet kryeministri, qeshin me shakatë të kripura të Edi Ramës. Thonë jemi opozitë e re por opozita e askujt.

Ka marrë pushtetin legjislativ, të gjitha pushtetet, merr ajrin, detet dhe tokën.. kështu ndodh në të gjitha diktaturat. Nuk ngjan me diktaturën e Enver Hoxhës. Por nuk ndryshon nga diktaturat.

Ky është një regjim dhe shkon drejt instalimit të saj të plotë. Një regjim nuk ka kuptim po e la një pjesë të lirë. Pastaj është opozita dhe kjo që ka dalë në rrugë. Kemi opozitën qesharake në parlament që e drejton Edi Rama, merr votat sa duhen.

 Mbyllen Te paekspozuarit” dhe “A show”

“Emisionet janë mbyllur. Ky nuk është abuzim ju e dini e keni mësuar, mësojeni dhe nga unë. Në fakt unë kam vendosur të them dy fjalë sot. Sepse një kategori njerëzish e vogël, por dhe ndonjë koleg i yni, afër dhe larg meje, kërkon ta cojë këtë problem tek programacioni dhe tek ideja që gjëra të tilla ndodhin në mënyrë të rëndomtë.

Përpiqen ta cojnë tek pronarët. Shqipëria po shkon në një regjim të plotë. Po instalohet një regjim i plotë me një kryeministër që ka staturën e një diktatori, autokrati”  u shpreh Rakipi ne intervistën me Beti Njuma në studion e RTV Ora

Beti Njuma: Është e vërtetë që keni pasur edhe një vit kontratë?

Ylli Rakipi: Kontrata ime është prerë në mes.Mbaronte në gusht të 2020. Po kjo nuk përbën ndonjë element shumë të rëndësishëm, por unë në emisionin tim përgjatë transmetimit të tij kam pasur problematika të mëdha me qeverinë dhe zotin Rama. Mund t’ju sjell plot materiale filmike ku në tryezë kam pasur kryeministrin Rama dhe ai bën presion për intervistën me të dhe i thotë ik pir…