Falsifikuan 150 mijë bileta urbani, i arrestuari Vrapi, ortak i Blendi Gonxhes

Fatos Vrapi është një nga të arrestuarit ditën e sotme, pasi rezulton i përfshirë në skemën e falsifikimit të biletave të urbanit. Por 60-vjeçari që u arrestua bashkë me gruan e tij, Albana Vrapi ka në pronësi kompaninë “Alba-Trans”, që merret me linjat e urbanëve të Tiranës së Re, Tufinës dhe Shkozës.

Por Fatos Vrapi nuk ka vetëm këtë kompani që rezulton në pronësi të tij. Në një ekstrakt “QKR”-je, duket qartë që bizenmeni 60-vjeçar është ortak me Blendi Gonxhen, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Transportit Rrugor apo siç njihet ndryshe Drejtori i Patentave.

Të dy janë aksionerë në një kompani që quhet “Libertas media group” që merret me Organizim radio-tv-shtyp periodik, te perditshem, botim, shtypshronje, internet, ëeb, shitje – blerje produkteshekskluzine artistike ose te ndryshme.

Në akstrakt shkruhet gjithashtu se kjo kompani merret edhe me tregtim, import eksport me shumice e pakice te materialeve te ndertimit, inerte e parafabrikate si dhe prodhimin e perpunimin e tyre etj.
Statusi aktual i kësaj është “në likujdim e sipër”, gje që do ët thotë se ortakëria e tyre mund të prishet.

Policia e Shtetit sekuestroi 150 mijë bileta, që ishin në tentativë shkatërrimi, me vlerë 60 milionë lek të vjetra. Në pranga Ferdinand Ibrahimi i firmës “Ferlut”, i biri, Anastas Ibrahimi, administratori i linjës së Unazës, Fatos Vrapi këshilltar bashkiak në Tiranë dhe gruaja e tij Albana Vrapi ortake.

Persona të tjera të arrestuar janë Lulëzim Allaraj, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash, Evisa Vora, 33 vjeçe, banuese në Tiranë që ka në pronësi linjën e Porcelanit. Gjithashtu është vënë në pranga edhe Aldi Duka, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash, Klodiana Qato, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, ekonomiste në një shoqëri autobusash.

Ferdinand Ibrahimi është një emër mjaft i goditur në botën e biznesit. Ai bashkë zotëron kompaninë “Ferlut”. Ndërkohë Fatos Vrapi, është partneri në biznes i Blendi Gonxhes dhe zotëron shumë biznese në Tiranë. Nuk është e panjohur as Albana Vrapi, e cila vetëprezantohet në rrjetet sociale, si pedagoge. I biri i Ibrahimit, nga ana tjetër, Anastasi, spikat për jetën luksoze të cilën e reklamon në rrjetet sociale.

Fatos Vrapi mbahet mend edhe për deklaratën e tij të bujshme kur i ftuar në studion e televizionit “Fax Neës”, theksonte se edhe fëmijët që kanë mbushur moshën 6 vjeç duhet të paguajë biletë urbani.

“Nuk e di se nga ka dalë kjo, pasi ky ligj ka ekzistuar edhe më herët, por janë toleruar. Qytetarët kanë abuzar me këtë tolerancë, por tashmë duhet të paguajnë. Sot fëmijët e shkollave duhet të pajisen me biletë, ne i kemi toleruar. Edhe sot vijojmë t’i tolerojmë, por nuk mund të lorehoen ata që janë 14 vjeç, 15, apo 17 vjeç. I kemi toleruar për shkak se kemi menduar se dimër, ftohtë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ekzistojë.

Nuk e dimë se kush e ka nisur këtë. Duket si dikush ka hedhur një shashkë, politika a dikush, por kjo ka ekzistuar dhe s’kemi pas probleme me nxënësit. Nëse shteti do që nxënësit të mos paguajnë biletën, atëherë shteti duhet që të rimbursojë. Deri sot shteti s’ka bërë asgjë deri më tani,”- thoshte Vrapi para një viti.

Gjithashtu në QKR, Fatos Vrapi është bashkëpronar edhe në shumë kompani të tjera, si “O.M.A.Bus”, “ALBATRAS -OIL”, “TIRANA TICKET”, “TRANS-BR” dhe një kancelari.