Traineri i Belgjikës tregon arsyen e largimit të Lukakut nga Manchester United

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka thënë se Romelu Lukakut iu desh të largohej nga Manchester Unitedi për shkak se i ishte bërë bajat qëndrimi në Old Trafford.

Lukaku u largua nga gjiganti anglez dhe iu bashkua Interit në Serie A për, siç raportohet, 80 milionë euro, ku la shenja të menjëhershme duke shënuar në ndeshjen e parë të skuadrës së Antonio Contes në fitoren 4:0 ndaj Lecce të hënën.

Martinez është i lumtur që 26-vjeçari ka gjetur mjedis të ri, i cili beson se do t’i bëjë atij shumë mirë.

“Romelu kishte nevojë për sfidë të re. Nganjëherë njeriu mërzitet në një klub”, tha Martinez.

Me Antonio Conten në krye, Martinez beson se Interi ka projekt tërheqës dhe se do të luftojë për titull në Serie A.

”Fakti që do të punojë me Conten do ta kënaqë atë. Projekti i Interit, i cili do të luftojë për trofe, është tërheqës. E pashë Lukakun duke qeshur përsëri dhe u lumturova”, shtoi ai.

Romelu Lukaku and Antonio Conte embrace