Numri “Z 0148497” që nxjerr bllof Ramën dhe çon Kajmakun në burg

Sekretari I Përgjithshëm I PD, Bardhi ka publikuar sot të prova të reja se Kajmaku I Ramës është në kërkim në Greqi dhe se për të ka urhër arresti. Bardhi ka treguar numrin e pasaportës të Kajmakut që rrëzon të gjithë skemën që Rama Rama kishte ngritur për të manipuluar opinionin në mbrojtje të kriminelit të rradhës.

Deklarata e Gazmend Bardhit
Shqiptarët panë dje me dokumente autentike se kandidati i Edi Ramës për Vorën, është një kriminel, që ka fallsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, për të mbuluar të kaluarën e tij kriminale dhe për t’i shpëtuar ligjit. Shqiptarët u bënë dëshmitarë edhe të heshtjes që ka plllakosur mbi Edi Ramën, pasi iu zbulua edhe krimineli i dytë brenda një muaji.

Edi Rama vazhdon të heshtë, duke bërë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon se pakti me krimin për të uzurpuar edhe pushtetin lokal po zbulohet çdo ditë para shqiptarëve me fakte e prova. Megjithëse vetë hesht, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për kriminleët e propomovuar prej tij, Edi Rama e detyroi Agim Kajmakun dje të bëhej qesharak, duke u viktimizuar me histori emigracioni, që nuk kanë lidhje fare me të vërtetën e historisë së tij kriminale.

Partia Demokratike paraqiti dje 5 fakte. 1. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është arrestuar në Greqi në vitin 2003 për një krim që dënohet deri në 10 vjet burg. 2. Agim Kajmaku e ka fshehur arrestimin në Formularin e Dekriminalizimit. 3. Agim Kajmaku alias Jorgo Toto, sot e kësaj dite, është me masë arresti me burg në fuqi në Greqi. 4. Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto, me proces penal të hapur në Greqi, është në kërkim kombëtar nga drejtesia greke. 5. Agim Kajmaku ndalohet nga ligji i dekriminalizimit të jetë kandidat për kryetar bashkie.

Për fshehjen e krimit, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe burg deri në 4 vjet. Megjithëse provat janë publike, Edi Rama vazhdon të heshtë për t’i dhënë kohë strategjisë së tij prej burracaku, që nuk i mbron direkt kriminelët e vet në bashki, por përdor mercenarët në media për të thënë se Agimi Kajmaku nuk është Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi.

Me pseudo alibinë se Jorgo Toto i arrestuar në 2003-shin është një person tjetër dhe se emri është thjesht një rastësi me atë që ka përdorur dikur Agim Kajmaku, Edi Rama synon të mashtrojë qytetarët, duke mbrojtur pushtetin e vet kriminal.

Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS. Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i arrestuar në vitin 2003 në Greqi.

Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku.

Këtë e di edhe Edi Rama. Këtë e dinë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo është një provë e pakontestueshme që organi i prokurorisë mund ta verifikojë brenda 1 minuti, sepse ka akses të plotë në sistemin TIMS. Por “Katica” e korruptuar e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk e bën këtë, sepse po zbaton strategjinë e Edi Ramës për të mashtruar opinionin publik.

Arta Marku shpëndan lajme që ajo po vepron me shpejtësi dhe i ka kërkuar subjektit nën verifikim që të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike. Kjo është e paligjshme. Sipas ligjit të dekriminalizimit, gjurmët e gishtave nuk i kërkohen personit. Ato merren në sistemin e të dhënave shtetërore biometike të shtetasve shqiptarë.

Agim Kajmaku është i pajisur me pasaportë biometike dhe shenjat e tij të gishtave gjenden në sistem. Sipas ligjit ato i kërkohen personit që t’i depozitojë vetëm nëse nuk ndodhen në sistem. Ky nuk është rasti as i Agim Kajmakut, as i Valdrin Pjetrit, sepse që të dy janë në sistem dhe posedojnë një pasaportë biometrike.