Loja e pistë Arta Marku-Edi Rama për të shpëtuar Kajmakun, PD njofton partnerët

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Bardhi ka denoncuar skemën e Arta Markut dhe Edi Ramës për të vonuar zbardhjen e skandalit në kandidimin e Kajmakut. Bardhi deklaroi se PD ka njoftaur për këtë skandal partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë të plotë informacioinin në lidhje me Kajmakun.

Denoncimi i Bardhit

Akti i paligjshëm i Arta Markut me kërkesën për dhënien e gjurmëve të gishtave, është një lojë e mirëmenduar kriminale, që synon të vonojë dhe të mbrojë  kriminelët e pushtetshëm të Edi Ramës.

Mbi këtë fakt skandaloz dhe të paligjshëm të kryer në bashkëpunim nga Edi Rama dhe Arta Marku, Partia Demokratike ka informuar që dje, në mënyrë urgjente, të  gjithë trupin diplomatik në vend.

Partia Demokratike rithekson se Edi Rama dhe “katicat” e tij të korruptuara në prokurori, mund ta pengojnë apo vonojnë nxjerrjen e rezultateve zyrtare për këtë  rast, por ato nuk do të arrijnë kurrë ta fshehin të vërtetën apo të zgjasin agoninë në pushtet të Edi Ramës.

Edi Rama do të largohet me turp dhe do të hyjë në histori si Kryeministri që i la trashëgimi këtij vendi vetëm kriminalizimin e çdo zyre të shtetit dhe promovimin në politikë e administratë të një armate me kriminelë, vrasës, përdhunues,  trafikantë droge e deri tek fallsifikatorë të parave.