“Lexoni çfarë ka thënë derdimeni sot në Lezhë, por nuk ka faj, gjithmonë ia fusin preshin”…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i është përgjigjur në një shënim në Facebook kryeministrit Rama pasi ky i fundit lëshoi mufkën e radhës, duke akuzuar opozitën se ka dhënë ryshfet për ti demaskuar kriminelët

‘Kryeministri kapet me presh në dorë.

Por fajin sipas tij nuk e ka as ai as Valdrin Pjetri por e kanë ata që ja tregojnë preshin.

Lexojeni çfarë ka thënë derdimeni sot në Lezhë duke shpjeguar preshin e Valdrin Pjetrit:

“Në rast se letrat që nxori PD janë autentike, ato janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janë fotografuar nga ekrani i kompjuterit duke dhënë ndonjë ryshfet. Ne s’mund ta bënim këtë dhe s’mund ta bëjmë, por duhet ta zgjidhim. Sepse s’mund të marrim asnjë kosto as ne as komuniteti, kur një vetëdeklarim rezulton i rremë, pasi kanë mbaruar zgjedhjet dhe krijohet boshllëk e zhgënjim”.

Pas kesaj ju e kuptoni shumë qartë se çfarë turpi ështe ky kryeministër dhe gjithshka përfaqëson ai dhe çfarë ka përqark tij’, shkruan Vasili.