Basha paralajmëron aksionin e ri opozitar: Protestat do të jenë edhe më të fuqishme

Kryetari i opozitës, Basha parlajmëroi sot pas një takimi me një delegacion të nivelit të lartë të CDU-CSU se protestat e ardhshme do të jenë edhe më të fuqishme se ato që janë zhvilluar deri tani. Basha tha se është në komunkimim të vazhdueshëm me komunitetin ndërkombëtar, ndërsa deklaroi se zgjidhja e krizës kalon vetëm nga zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale përmes një qeveria tranzitore pa Ramën, Kryeministër.

Basha deklaroi se opozita do të japë zgjidhje për të gjitha problemet që shqetësojnë qytetarët duke ofruar altrentivën e duhur për vendin. Lideri demokrat Lulzim Basha priti këtë të martë në selinë blu, nënkryetaren e CDU/CSU, Katia Leikert.

Megjithëse takimi ishte me dyer të mbyllura vetë kryedemokrati zbardhi detaje të këtij takimi, në komunikimin që pati me median fill pasi përcolli numrin dy të Bundestangut gjerman. Sipas Bashës, takimi është një provë më shumë se zgjidhja e kësaj krize politike kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Lulzim Basha deklaroi se opozita është në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët për t’i dhënë fund krizës së thellë politike në interes të shqiptarëve.

“Takimi me delegacionin gjerman është një provë më shumë që zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku qytetarët të kenë mundësi të thonë fjalët e tyre. Kjo do të thotë një qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhje të parakohshme në një ditë me zgjedhjet lokale.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët. Pjesë e këtij takimi ishte edhe ky me nënkryetaren e CDU/CSU.Ky komunikimi do vijojë. Opozita e bashkuar dhe PD janë të vendosura për t’i shërbyer interesit të shqiptarëve. Kemi gati dhe jemi gati që bashkë me qytetarët dhe socialistët e ndershëm të dëshmojmë kapacitetet dhe vendosmërinë për t’i dhënë fund problemeve, që kanë bllokuar perspektivën evropiane të Shqipërisë”, deklaroi kreu i PD.