Ballina Aktualitet Ja si kopuku Taulant Balla po shfaros pyjet e Rrajcës, Malltezi publikon...

Ja si kopuku Taulant Balla po shfaros pyjet e Rrajcës, Malltezi publikon videon

Jamarbër Malltezi, Shefi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, përmes një postimi në Facebook akuzon deputetin e PS, Taulant Balla për shfaosjen e pyjeve në zonën e Rrajcës.

“Na rroftë moratoriumi dhe zonat e mbrojtura në letër. Kopuku i Librazhdit i shfarrosi pyjet e Rrajcës”, shkruan Malltezi në reagimin e tij.

Zona në fjalë është  e mbrojtur. Ajo ka varietete të mrekullueshme për tu vizituar dhe ndodhet në brezin e gjelbërt të Evropës dhe është pjesë e një zone të gjerë dhe komplekse gjeografike .

Zona dallohet për florën e pasur dhe shumë të larmishme, prej kushteve të përshtatshme të terrenit dhe formave të tyre të shumta gjeologjike e gjeografike. Ndër llojet e bimësisë mund të përmendim: ahun, lajthin, çajin e malit etj.

Exit mobile version