Deklarata e papritur e Ronaldos: Mund ta lë futbollin vitin tjetër!

Ylli portugez nuk ka vendosur ende se kur do të ndalet së luajturi futboll, por thotë se kjo mund të ndodhë vitin tjetër.

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mbetet i paqartë se kur do të pensionohet, duke thënë se kjo mund të ndodhë vitin tjetër apo nuk e përjashton mundësinë të luajë deri në moshën 40 vjeçare, shkruan Gazeta Express.

34 vjeçari ka vazhduar të shkëlqejë tek “Zonja e Vjetër” sezonin e shkuar duke realizuar 28 gola në 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke e ndihmuar gjigantin italian ta fitojë një tjetër titull në Serie A në sezonin 2018-19.

Megjithatë, pesë herë fituesi i Topit të Artë mbetet i pavendosur se kur do të ndalet së luajturi futboll, ndërkohë që e ka pranuar se kjo mund të ndodhë shpejtë.

“Nuk po mendoj për këtë”, ka thënë Ronaldo për “TVI”.

Cilido lojtar po kushton 100 milionë euro

Cristiano Ronaldo i ka vënë në dyshim çmimet për të cilat po shiten futbollistët tani në afate kalimtare, duke thënë se lojtarët po shiten për 100 milionë euro tani edhe pa dëshmuar ndonjë gjë në karrierë.

Ylli portugez e kishte thyer rekordin për lojtarin më të shtrenjtë në botë në vitin 2009, kur u transferua nga Manchester Unitedi në Real Madrid për 94 milionë euro, para se të transferohej për 100 milionë euro të tjera në Juventus vitin e kaluar.

Megjithatë, paratë që klubet i kanë shpenzuar për të janë arsyetuar me titujt si kolektiv e edhe indivdiual që portugezi i ka fituar ndër vite, në mesin e të cilëve spikatin pesë Topa të Artë dhe pesë tituj të Ligës së Kampionëve.

“Është e vështirë të bësh kalkulime në futbollin modern. Klubet rrezikojnë shumë kur bëhet fjalë për futbollistë me potencial dhe me industrinë e futbollin në përgjithësi”, ka thënë Ronaldo në një intervistë të dhënë kanalin portugez TV1.

“Duke e lënë anash rastin e Joao Felixit, cilido futbollist tani mund të shitet deri në 100 milionë euro, edhe pa dëshmuar asgjë”.

“Tani ka më shumë para në futboll. Një qendërmbrojtës dhe një portier tani mund të shiten për 70 ose 80 milionë euro”.

“Nuk pajtohem me këtë gjë por kështu është bota ku jetojmë tani dhe duhet ta respektojmë”.

ronaldo 3