Video/ Njihuni me idiotin e Tepelenës: S’do pushoj kurrë së reshturi…

Tërmet Peçi, i mandatuari për herë të tretë në krye të bashkisë së Tepelenës, e ka nisur me këmbën e gabuar rrugën pas votëbesimit të 30 qershorit.

Njihet për popullaritetin, po aq edhe për hilaritetin që shkakton me reagimet e tij.Tërmet Peçi, i mandatuari për herë të tretë në krye të bashkisë së Tepelenës, e ka nisur me këmbën e gabuar rrugën pas votëbesimit të 30 qershorit.

Në një intervistë për RTSH Gjirokastra, “lakrorit i kanë dalë petët”… dhe Tërmetit bëmat.

Pasi tha se nuk do të mburret me investimet, ai ka vijuar duke thënë se nuk do të “pushojë së reshturi” për të kërkuar investime.

Gjatë një interviste për Televizionin e Gjirokastrës pak ditë më parë, Peçi ka thënë midis të tjera se “nuk bëjmë vetëm punime rekord, por dhe i kemi në cilësinë, lartësinë dhe saktësinë e duhur.

Këtë nuk e them as për pordhë. Është një fakt konkret”, shprehet ai.

Tërmeti, i njohur për shprehjen e tij ‘fitore publiçitare’ ka goditur sërish rrjetet sociale dhe opinionin publik me intervistën e tij të fundit, ku i pyetur për investimet në qytet është shprehur se nuk e thotë për pordhë, por ato janë në cilësinë e duhur.

“Përveç investimit të kalasë ne shumë shpjet do të fillojmë dhe do të mbarojmë në një kohë rekord, dhe ky është një sukses i bashkisë së Tepelenës. Se nuk bëjmë vetëm punime rekord, por dhe i kemi në cilësinë, lartësinë dhe saktësinë e duhur. Këtë nuk e them as për por…. është një fakt konkret”, mësohet të ketë thënë Peçi.