Protesta/ Policia sulmon qytetarët për memorialin turk tek Liqeni

Përplasje mes policisë dhe qytetarëve te memoriali i ushtarëve turq, që dhanë jetën në mbrojtje të pushtetit të Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, 3 vjet më parë, në atë që cilësohet si grushti i dështuar i shtetit.

Dhjetëra qytetarë të Tiranës kanë protestuar ditën e sotme tek parku i liqenit të Tiranës, ku Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë vendosur memoriali turk.

Sot qytetarët janë mbledhur për të protestuar kundër vendosjes së këtij memoriali. Por edhe Rama e Veliaj kishin marrë masa për të ruajtur memorialin. Kjo ka sjellë edhe përplasje të policisë me qytetarët.

Policia e cila ka rrethuar memorialin ka ndaluar qytetarët që ti afrohen memorialit, duke sulmuar njerëzit që po afroheshin tek memoriali.

Por qytetarët janë përballur me policë bashkiakë të Erjon Veliajt, që kishin në krah edhe Policinë e Shtetit të Sandër Lleshajt.

Nga raportimet mësohet se ka pasur disa incidente mes policisë dhe qytetarëve që kërkojnë heqjen e memorialit.

Policia, ka vendosur një perimetër sigurie rreth e rrotull memorialit, duke mos lejuar qytetarët që të afrohen. Madje raportohet se në disa momente tensioni nuk ka munguar as përdorimi i forcës të policisë në drejt të qytetarëve.