Skandali/ Rama i beson drejtimin politik të Shkodrës të shpallurit ‘non grata’ nga SHBA

Rama është rikthyer tek Tom Doshi. Ky është njeriu që ka bërë emërimet e reja në strukturat e paligjshme të Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ajo që vlen për tu kujtuar është fakti se Tom Doshi është shpallur një person i padëshërëruar nga Shtetet e Bashkuara dhe atij në mënyrë publike I ëhstë njoftuar refuzimi I vizës amerikane.

I gjendur në një izolim të plotë ndërkombëtar Rama po oi beson drejtimin e pushtetit lokal jo vetëm kriminelëve dhe trafikantëve, por edhe të personave të padëshëruar nga Shtetet e Bashkuara. Rasti i parë është ai i Lezhës, ku Pjerin Ndreu është shpallur person i padëshëruar nga amerikanët që në vitin 2003, ndërsa sot është shfaqur edhe një tjetër person I padëshëruar nga Shtetet e Bashkuara që merr drejtimin politik të PS në Shkodër.

Pse SHBA i ndaloi hyrjen në SHBA, Tom Doshit

Pasi i ndaloi hyrjen në SHBA, deputetit Tom Doshi, ish-pjesë e grupit të PS-së, dhe familjes së tij, vjen reagimi i parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“The Ëall Street Journal”, teksa raporton se Doshi bëhet kështu zyrtari i dytë, pasi ish kryeprokurorit Llalla, thekson se DASH e argumenton ketë me procedurat kundër korrupsionit.

Uashingtoni ka thënë se i ka ndaluar Tom Doshit dhe familjes së tij hyrjen në SHBA, në bazë të një ligji të vitit 2017 për zyrtarët për të cilët Departamenti i Shtetit “ka informacion të besueshëm” se ata ishin të përfshirë në korrupsion, ose në raste shkeljesh së të drejtave të njeriut.

Pretendimet për korrupsion lidhen me kohën që Doshi ka qenë pjesë e parlamentit, tha një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit përmes një emaili. Ajo nuk pranoi të jepte të tjera detaje, duke thënë në përgjithësi se korrupsioni shkakton kosto të konsiderueshme në ekonomi, shoqëri dhe në siguri.

Duke sfiduar besimin në sundimin e ligjit, ajo dëmton interesat e SHBA-së për sigurinë kombëtare, ekonomike dhe të politikës së jashtme, si dhe ato të vendeve partnere, tha ajo.

Sipas mediave shqiptare, Doshi ka mohuar akuzat për korrupsion dhe konfirmoi që ka aplikuar për vizë në SHBA. Nga ana tjetër, Ambasada shqiptare në Uashington, D.C., nuk iu përgjigj një kërkesë për reagim.

Partia Socialiste e Shqipërisë e dëboi Doshin nga grupi i vet në vitin 2015. Ambasada e SHBA në Tiranë e mirëpriti këtë vendim në atë kohë, duke dhënë edhe një deklaratë ku thuhej se ai “dyshohej se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale”.

Para Doshit, iu ndalua hyrja në SHBA edhe ish-prokurorit të përgjithshëm shqiptar, Adriatik Llalla, gruas së tij dhe dy fëmijëve, duke cituar të njëjtin ligj të vitit 2017. Llalla kishte thënë në përgjigje të pyetjeve me email se nuk kishte dijeni për provat kundër tij, por fajësoi për këtë çështje një mosmarrëveshje me ambasadorin e SHBA në Tiranë.