Shkodra sërish në protestë, rrethohet vendi i krimit në polici

Shkodra është ngritur përsëri në protestë pasditen e sotme. Qindra qytetarë kanë rrethuar komisariatin e policisë duke kërkuar lirimin e kreut të FRPD, Arvit Bushati.

Qytetarët e kanë nisur protestën në orën 19:30 dhe kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga protesta derisa të lirohet kreu i FRPD.

Protestatuesit pjesë e të cilës është edhe ish-deputeti, Bardh Spahia, kërkojnë lirimin e Bushatit, ndërkohë që ende nuk dihet se sa do të zgjasë.

Pas përfundimit të tubimit të mbështetsëve të opozitës kundër konstituimit të këshillit bashkiak të Shkodrës, policia ka nisur edhe shoqërimet e para të protestuesve.

Pas protestës u shoqërua nga policia Arvit Bushati, kryetari i FRPD-së në Shkodër.

“Ku e ke kërkesën, zbatoni ligjin dhe mos prek njeri me dorë”, dëgjohet të thotë ish-deputeti Bardh Spahia, teksa po konfrontohet me një oficer civil policie, për të cilin shprehet se nuk ka asnjë shenjë dalluese.

68435151 2369729430021110 4840980256342933504 n