Sherr edhe në PS-në e Shkodrës, nuk pranohet kandidati i Ramës e Doshit, kërcënohen

Ka përolasje edhe në Partinë Socialistë të Shkodrës. Arsyeja ka qenë refuzimi i një pjese të keëshilltarëve të PS-së për të emëruar në krye të këshillit bashkiak kandidatin e Ramës dhe Doshit. Pas këtij refuzimi Senida Mesi i ka kërcënuar këshilltarët me mesazhin e Ramës, se kush nuk voton do përjashtohet nga PS.

Urdhëri i Ramës: “Kush nuk voton Brisejdën përjashtohet nga PS”

Nga mbledhja e djeshme e Partisë Socilaiste në Shkodër ka pasur jo pak ultimatume. Burimet bëjnë të ditur se anëtarëve u është kërkuar që të votojnë Brisejda Kadia për kryetare të këshillit.

Emri i Kadrisë është miratuar mes debateve, që kanë filluar nga ora 19 deri në orën 23:00.

Burime për RTV Ora bëjnë të ditur se Senida Mesi ka deklaruar se me urdhër të kryeministrit Edi Rama duhet të votohet vetëm emri i Brisejda Kadisë.

“Kush nuk voton Brisejdën do te përjashtohet nga PS”, mësohet se ka thënë Mesi, duke cituar urdhërin e Ramës.

Ndryshon vendi i ceremonisë së konstituimit

Ndryshon vendi për konstituimin e këshillit bashkiak Shkodër. Organizatorët kanë menduar që ceremonia të zhvillohet nga ambientet e Bibliotekës së Universitetit. Kjo vjen pasi PD ka paralajmëruar një protestë përpara Rektoratit, vendit që ishte planifikuar në fillim.

Tre pikat e rendit të ditës

Mbledhja ka në rend ditë 3 pika. Konstituimin e këshillit bashkiak dhe zgjedhjen e organeve drejtuese e përfaqësuese. Zgjedhjen  e përfaqësuesve të këshillit të bashkië në këshillin e qarkut Shkodër dhe shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

Por në kushtet ku ndodhet bashkia Shkodër, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, pika e tretë e rendit të ditës është e pavlefshme.

PD kundër konstituimit

Ndërkohë PD nuk e pranon konstituimin e një këshilli që sipas saj është ilegjitim. Sipas PD Shkodër konstituimi i Këshillit Bashkiak Shkodër, aq më tepër në ambientet e Rektoratit është një provokim, pasi në të njëjtin vend u vranë 30 vjet më parë 4 dëshmorë të demokracisë.