Bosi me 313 milionë euro pasuri në Spanjë që ra pre e Mihalit në Porto Palermo

Familja spanjolle Galdón u sulmua nga pronari i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, pasi refuzuan që të merrnin porosinë që u vonua shumë.
Por kush është kryefamiljari, Eugenio Galdón?

Eugenio Galdón është një biznesmen shumë i njohur në Spanjë, themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet) dhe zotëron një pasuri prej 310 mln eurosh.

Ai është ish-shefi i kabinetit të presidencës, në kohën e Adolfo Suárez dhe ish drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.
Që nga viti 1992, ai është president dhe aksionar mazhoritar i “Multitel”, një grup biznesi që themeloi për të investuar në projekte që lidhen me median dhe telekomunikacionin në Spanjë duke qenë se ONO, i është shitur në mars të viti 2014 “Vodafone” për 7.2 miliardë euro.

Që nga Marsi 2014 ai është gjithashtu president i Fondacionit “Everis” për botën e biznesit dhe anëtar i Bordit Këshillimor të kompanisë. AI është pjesë e 200 njerzve më të pasur në Spanjë. Eugenio Galdón ndodhet në vendin e 139.